I respektuar zotëri President, unë jam Hasna do të kisha dëshirë që juve të ua parashtroja një pyetje. Si një vajzë e re, respektivisht si një e re muslimane, shoh se sipas Vendimit të Gjykatës e Evropiane të Drejtësisë firmave u lejohet që punëtoreve të veta tua ndalojnë bartjen e mbulesës, dhe siç po e shohim kjo ka marrë një ndikim të shpejtë.
Sa për ilustrim Instituti për Promovimin e Punësimit (BFI) në Steienmark (qytet në Austri) ua ka ndaluar mbulesën punonjëseve të veta. Unë e shoh këtë ligj si problematik në dy nivele (aspekte). Së pari ua redukton femrave shfaqjen (apo daljen) në publik dhe nuk ua mundëson të ushtrojnë profesionet dhe kompetencat e veta. Dhe së dyti, ky ligj ua mbyll mundësinë grave me shami që të kenë qasje në tregun e punës.
Ndaj mua me intereson shumë mendimi i juaj si President i Republikës përkitazi me këtë çështje, me që unë ju kam votuar juve pasi që Ju merreni me të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit në Austri, shumë ju faleminderit?
Alexander Van der Bellen – President i Austrisë
Shiko së pari, qysh se kam qenë i vogël, me i vogël se ju tani, në vendin tonë ka qenë së paku absolutisht e zakonshme që të gjitha gratë në Austri të bartin shami. Ndaj është relativisht krejt një zhvillim i ri, që dikush të mos mbaj më shami. Kështu që mendoj se kjo dikur ka qenë gjëja më normale në botë. Së dyti, ne në Austri dhe në tërë Bashkimin Evropian, në të gjitha vendet e civilizuara me strukturë demokratike, kemi Lirinë e Shprehjes lirshëm të Mendimit. Pra jo vetëm Lirinë e Mendimit por edhe Lirinë e Shprehjes së Mendimit. Dhe kam për qëllim se aty përfshihet po ashtu Liria e Veshjes.
Nëse unë e kam një kravatë apo jo, sikurse sot. OK unë i përmbahem uniformes së klasës politike. Dhe sikur të mos kisha kravatë, ju edhe pse me dyshim prapë do të më pranonit këtu.
Ndaj për mua personalisht,… personalisht unë shoh shumë pak situata ku do të mund të ishte problematike që të mbahet apo vishet një simbol fetar. Një situatë e tillë problematike do të mund të ishte një Gjykatëse apo Gjykatës…. por kjo ka të bëjë më pastaj më të gjitha simbolet fetare. Andaj këtu duhet që të ndalohej edhe varja e kryqit në gjoks, nëse kjo është problem apo shihet si problem, apo Yllit të Davidit apo çka do tjetër. Pra, në procedura të caktuara administrative, ku neutraliteti i personit në fjalë do të mund të vihej në pikëpyetje për shkak të shfaqjes se një përkatësie të caktuar fetare, në lidhje me këtë mund të diskutoj njeriu.
Përndryshe në përgjithësi unë e shoh se është e drejtë e Femrës, a bartin edhe meshkujt shami, Jo a po?… është e drejtë e femrës që të vishet si të dëshiroj vet – si t’ia dojë qejfi. Ky është mendimi im përkitazi me këtë çështje.
Përndryshe jo vetëm femrat muslimane, por secila femër mund ta bartë shaminë. Nëse vazhdon kështu, dhe me këtë po i adresohem pyetjes së ardhshme, e cila ka të bëjë me Islamofobinë e tepruar (papërmbajtur). Do të vijë dita kur ne do të duhet të kërkojmë nga të gjitha femrat që të bartin shami. Që të gjitha! Si solidarizim me ato që për shkaqe fetare e bartin një shami të tillë. Një gjë e tillë nuk ka shumë kohë të gjatë që ka ndodhur. Nëse me kujtohet saktësisht Danezët gjatë okupimit gjerman patën bërë diçka të ngjashëm me këtë (që po them). Pra danezët jo-çifutë patën filluar ta bartin Yllin e Davidit, ashtu si të them si Gjest Simbolik apo Simbol Faktik të kundërshtimit të përzënies së çifutëve në atë kohë…