Denoncim për bombë në 9 shkolla në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se nëntë shkolla të Shkupit kanë marrë kërcënime për bombë të vendosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të MPB-së, në e-mail adresat e nëntë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë.

“Sot në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, rreth orës 14:00 është raportuar se në adresat elektronike të nëntë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se dje tetë shkolla të Shkupit morën kërcënime me bombë.