Rtv Pendimi
auto lider
Vip Well
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

Deputetët dënojnë rastin e abuzimit në Drenas

Muslim Shop

Kuvendi i Kosovës po mbanë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e fundit të raportuar të abuzimit seksual të një vajze në Komunën e Drenasit. Elmi Reçica nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se rasti në Drenas është ngjarje shumë e ndjeshme.Reçica tha se duhet kërkuar nga të gjitha autoritetet përgjegjëse të marrin të gjitha veprimet e duhura, me profesionalizmin më të lartë. “Është një ngjarje dhe situatë shumë e rëndë, që ka shkaktuar hidhërim dhe tronditje të madhe në vend”, tha ai.Ai tha se është shumë me rëndësi që e gjithë shoqëria të angazhohen në parandalimin e rasteve të tilla. Në emër të propozuesit, Fatmire Kollçaku, ka thënë se për shkak të dështimit të institucioneve, kanë kërkuar këtë debat.Kollçaku tha se abuzuesit ishin ata që fëmija do të duhej të kishin më së shumti besim.“Abuzimi filloi në shkollë dhe krimi vazhdoi në polici, duke vazhduar krimi dhe dhunini. Ndërsa, kur ndodhi abuzimi i tretë në një institucion provat që nuk kishte licencë dhe nuk kishte kushte për adaptim”, ka thënë ajo.Ajo tha se janë detyruar të thërrasin këtë seancë sepse nuk kishin informacione zyrtare nga Qeveria. Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga grupet parlamentare të LDK-së, LVV-së dhe Alternativa, ka folur edhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lirije Kajtazi. Sipas Kajtazit, thirrja e seancës ka ardhur si pasojë e rastit të fundit në Drenas, ku u abuzua me një të mitur, fillimisht nga Profesori i saj e më pas edhe nga një hetues i policisë. “Si bashkëinicuse e kësaj seance, kemi dashur të bëjmë një alarm se ka dështuar një sistem. Kosova nuk po u garanton edhe pas 11 vjet shtet të drejtat e njeriut” tha Kajtazi në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se ligjet dhe mekanizmat institucional që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend, nuk e kanë kryer detyrën e vet dhe ka munguar aderimi i problemeve reale. “Nuk kemi adresim të mjaftueshëm në hallkën e sistemit të drejtësisë. Kushtetuta flet për shume te drejta, por realiteti jo” u shpreh Kajtazi.Më tej ajo ka përmendur një studim të organizatës jo- qeveritare Qendra Për Studime Gjinore, mbi ngacmimet seksuale në vende të punës. “Studimi thotë se ka ngacmime në vendet e punës për gratë. 35.6 mendojnë se dukuria e ngacmimeve seksuale është e pranishme në institucione publike. Gjendja është me e keqe në sektorin privat. Shumica e tyre e trajtojnë punëtorin si skllav. Të dhënat e tyre flet për pa besueshmëri në institucione, private dhe publike” tha ajo. Abuzimi seksual i vajzës nga Drenasi është thënë të ketë filluar kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç, fillimisht nga profesori i saj.Pas denoncimit në polici nga viktima, hetuesi policor kishte abuzuar seksualisht me të dhe në janar të këtij viti, e kishte detyruar të kryente abort të padëshiruar në një klinikë private në Prishtinë. Autoritetet kanë arrestuar zyrtarin policor dhe mësimdhënësin.

Të ngjajshme

Forcat e regjimit sirian kanë hyrë në periferi të Munbixhit

Kushtrim Guraj

Brenda katër vitesh, Kosova me hekurudha moderne

Kushtrim Guraj

Pavarësisht investimeve të vogla, Kosova vend atraktiv për turistët

Kushtrim Guraj

Muaj i Ramazanit nis me 6 maj

Kushtrim Guraj

Kosovë, dorëzohen 10 padi kundër serbëve të dyshuar për krime lufte

Kushtrim Guraj

Inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë

Kushtrim Guraj

Suedi, vitin e kaluar janë sulmuar 38 xhami dhe mesxhide

Kushtrim Guraj

BE arrin marrëveshje me Serbinë mbi sigurinë kufitare

Kushtrim Guraj

SHBA pengon KS-OKB-në për nisjen e hetimit në Gaza

Kushtrim Guraj