DERI KUR KËSHTU?!

Në shoqërinë tonë kur e marton burri një grua më të vjetër se ai, shpeshtohen muhabete se ai kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore me të dhe ishte i prapambetur.

Në shoqërinë tonë kur burri e do gruan e tij dhe e respekton, shpeshtohen muhabetet se i kanë bërë magji.

Në shoqërinë tonë kur një fëmijë rrëzohet dhe fillon të qajë i bërtasin dhe i thonë se ti je burrë nuk bën të qash! Me çfarë të drejte u bë të qarët haram për burrat?!

Në shoqërinë tonë kur njeriu dështon në ambiciet e veta, ai tenton që edhe tjetrin ta rrëzojë dhe ta pengojë në arritjen e suksesit të tij.

Në shoqërinë tonë kur i përmenden të mirat ndokujt të gjithë heshtin, kurse kur i përmendet një e keqe të gjithë marrin pjesë në të cekurit e të metave të tij.

Në shoqërinë tonë turpërohen nga të qarët, kurse i rrisin zërat kur qeshin.

Deri kur do të vonohet vetëdijesimi ynë dhe kur do t’i shërojmë zemrat tona të sëmura?

Besoj se kemi shumë nevojë për to!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU