Një hoxh shkon në një fshat për t’u bë imam.
Mirpo xhemati i thonë hoxhë:ne duam një hoxhë qe kur të duam ne të na bjen shi,ai te bën lutje dhe shiu menjëherë të bjen .Hoxha tha,unë nuk mund të garantoj një gjë të tillë dhe u largua.
Shkoj një tjetër hoxhë,por e njejta ndodhi edhe me te.
Kur shkonë i treti,ai e pranon kushtin,xhemati sa u gëzuan po aq edhe u habitën,si dotë mund të ndodh një gjë e tille? të xhumanë e parë sa e kryenë namazin,kryetari i xhamisë iu drejtua hoxhës:Imam efendi :
Sod duhet të bësh dua që të bjen shi,ska problem tha hoxha,vetëm për t’u pranua lutja ime, ju së pari duhet të pajtoheni të gjithë që të bjen shi.
Ngrihet njëri,thotë:jo sod hoxhë,se un vec sa e kam kositur livadhin,hoxha tha pra linje për xhumanë tjeter.
Erdhi xhumaja tjetër,kryetari tha hoxh:sod duhet të bësh dua për shi,po po tha hoxha,vetëm pyeti katundin a jane dakord të gjithë? së shpejti u ngrit njëri dhe tha:jo sod hoxhë,ngase më ka mbet një grurë për pak pa korrë.Kështu që as nji xhuma ata nuk u pajtuan të gjithë.
Kështu pra kur nuk pajtohemi mes vete të mos presim bereqetë.
O Zot,na bashko dhe na pajto mes veti, ja Rabbel aleminë.
Hoxhë Zekerija Bajrami