Dëshironi tatuazh? Kur ta lexoni këtë do të mendoheni mirë!

Trendi i tatuazheve është shpërndarë gjerësisht në mbarë botën dhe kryesisht te të rinjtë, mirëpo disa studime tregojnë se shëndeti i njeriut mund të rrezikohet prej tyre.

Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë tumor, njoftohet nga disa specialistë të Britanisë së Madhe.

Ata, në zbulimin e tyre më të ri kanë theksuar rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në shpretkë përmes gjakut dhe veshkave.

Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’i bërë ballë helmeve. Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëhershmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt. Këto kimikate janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes.

Rreziku i ngjyrës së zezë
Studimi nga Dr. Georgina Serua nga Kopenhagen, ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Evropë. Sipas hulumtimeve nga ekspertë në SHBA, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke e përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë ka dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë.