1-205-780x439

Deti nxori mbi sipërfaqe fluturaken pa pilot, banorët e Floridas nuk e dinin për çfarë bëhej fjalë – në të ishte shkruar një numër telefoni

Gjatë javës së kaluar, banorët e qytetit amerikan Bayton Beach në Florida kanë mbetur të habitur, kur gjetën një raketë ngjyrë portokalli me një pamje të pazakontë që e kishte nxjerrë uji jashtë.

Sipas forcave ajrore amerikane, fjala është për një fluturake pa pilot me të cilën stërvitin për futjen në cak të objekteve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Banorët e Bayton Beach në Florida u habitën kur panë objektin e madh ngjyrë portokalli, me një gjatësi prej gjashtë metrave që ngjan me raketë që ka logon e forcave ajrore amerikane, duke menduar se bëhet fjalë për një armë ushtarake të pashpërthyer.

Siç raporton Palm Beach Post, plazhi është mbyllur të premten pasi është gjetur “raketa”, por sërish u hap pasi u konstatua se nuk përbën ndonjë rrezik.

Air Force Times, shkruan se pajisja pa fluturake quhet BQM-167A dhe është e sigurt që është lansuar nga baza ajrore Tindal, që gjenden në anën e kundërt nga vendi ku është gjetur. Kjo do të thotë se është goditur nga rrymat e ajrit, duke humbur kontrollin dhe përfunduar në ujë pas më shumë se tre muajve fluturim.

 

Në këtë fluturake zakonisht shkruhet edhe numri i telefonit, në rast se humb dhe dikush mund ta gjej dhe ta dorëzoj tek autoritetet kompetente. Për ndërtimin e saj nevojiten investime prej mbi 500 mijë dollarë. /Telegrafi/