Deti s’të mbajti dot

Deti s’të mbajti dot
O i miri djalë,
Ai, shumë i vogël
Ti, shumë i madh

Gjer në fund të shpirtit
Deshi të t’bëj zap
Ti, shumë i rënd
S’të bëhej dot krevat

Aq i rënd sa faji,
Mëkati që s’falet
Ninullën e fundit
Ta kënduan valët,

Bota ku ti u ndale
Është një ferr pa flakë
Ti mësyve parajsën
Ne na lë në mëkat

Mëkatin ndaj Zotit
Ndaj teje që s’të dëgjuam
Ty të zuri gjumi
Makthi ne na mban zgjuar

Jona Geci