DHEMBJEN TËNDE NUK ËSHTË KUSHT TA NDIEJË EDHE TJETRI

Dhemb, kur humb gjëra të cilat nuk e ke paramenduar se mund ti humbësh.

Dhemb, kur një ditë nga ditët i hap sytë në një realitet që nuk e do të jesh aty.

Dhemb, kur i numëron dështimet e tua dhe demoralizohesh.

Dhemb, kur shpreson të kthehet një periudhë e bukur e cila ka përfunduar.

Dhemb, kur e rikujton një njeri të shtrenjtë te ti, i cili iku pa kthim.

Dhemb, kur e vëren se përreth teje nuk është askush si ti.

Dhemb, kur qëndron para pasqyrës dhe nuk e njeh veten.

Dhemb, kur e ndien se të është bërë padrejtësi dhe e ke të pamundur ti ndihmosh vetes.

Dhemb, kur detyrohesh një ditë nga ditët të bësh një gjë që nuk të përshtatet.

Dhemb, kur atë që më të bukurën e posedon e vendos poshtë këmbëve të tua që të ngrihesh dhe të arrish deri në kulminacion.

Mos harro se, nuk është kusht që dhembjen tënde ta ndiejë edhe tjetri, sepse disa e kanë tejkaluar fazën e dhembjes dhe kanë hyrë në fazën e budallallëkut dhe në fazën e asaj që nuk i intereson më asgjë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU