DHEMBJET E DYNJASË… !

Dhemb, kur ti mungon dhe askënd nuk e merr malli për ty.

Dhemb, kur humbesh dhe nuk mund të gjesh dikë që të të marrë.

Dhemb, kur të vret përmallimi çdo herë kur të vijnë kujtimet.

Dhemb, kur e zbulon budallallëkun tënd, mirëpo koha vetëm se ka kaluar.

Dhemb, kur ndonjëri prej tyre të gënjen dhe ti e di, mirëpo i beson, sepse e do.

Dhemb, kur e ndërton një ëndërr dhe ajo nuk realizohet.

Dhemb, kur kultura jote bëhet adresa e budallallëkut tënd.

Dhemb, kur ndokush ta jep besën për diçka dhe i pari të tradhton.

Dhemb, kur vdes duke qenë i gjallë dhe askush nuk të mëshiron.

Dhemb, të jetosh në këtë dynja dhe të mos gjesh njeri që i kupton ndjenjat e tua dhe që nuk e respekton veprimtarinë tënde në këtë dynja.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU