Dhjetë dobitë e kungullit

Sezoni i kungujve (tetori, nëntori dhe dhjetori) tashmë ka ardhur, dhe shumë shpejtë njerëzit do të nisin të fusin në përdorim receta të ndryshme të kungujve.

 

E këtë sezon, ne ju sjellim një listë të dobive që kungulli ka, e që ndoshta nuk i keni ditur, megjithëse e keni konsumuar si ushqim.

1. I mirë për zemër të shëndoshë për shkak të përmbajtjes së magnezit

2. I mirë për gjumë të rehatshëm (farat e kungullit dhe vetë ai) për shkak të amino acidit të quajtur triptofan

3. I mirë për shikim të shtuar për shkak të përmbajtjes së Vitaminës A

4. I mirë për humbje në peshë për shkak se është burim i mirë i fibrave

5. I mirë për prostatë të shëndetshme për shkak të përmbajtjes së lartë të zinkut

6. I mirë për personat që vuajnë nga diabeti për shkak se farat e tij përmirësojnë nivelin e insulinës

7. I mirë për mbrojtjen e lëkurës për shkak të përmbajtjes së karotenoideve

8. Ushqim i mirë pas ushtrimeve për shkak se përmbajnë sasi të larta të potasiumit

9. I mirë që për disponim të mirë për shkak të përmbajtjes së triptofanit

10. I mirë për qarkullim të gjakut për shkak të përmbajtjes së hekurit.