Dhjetë metoda për të vazhduar në punë të mir pas Ramazanit

E cka pas Ramazanit ? Në ramazan isha i drejtuar kah Allahu s.w.t…Shpeshtoja nafilet (namazet vullnetare)…Ndieja knaqesine e ibadetit…Lexoja Kur’anin shume…Nuk mungoja në namaz me xhemat…Nuk shiqoja në ndalesat e Allahut s.w.t…Por,pas ramazanit humba knaqesine e ibadetit,të cilen e ndieja në ramazan dhe tani nuk gjej shtytes për në ibadet…Shume shpesh me kalojne namazet me xhemat … Namazet nafilet dhe leximin e Kur’anit pothuajase veq i kam nderprere totalisht…dhe…dhe…dhe…dhe…
Ky problem a ka zgjidhja apo shërim?
Vellau im! Ja dhjete metoda që të vazhdosh në pune të mbara pas ramazanit.
1- Se pari dhe para cdogjeje : Kerkimi i ndihmes prej Allahut s.w.t për udhezim dhe paluhatshmeri në fe.Allahu s.w.t e lavderoi duane e dijetareve “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.( Ali Imran 8)
2- Të ndenjturit e shpeshte me njerzit e mire dhe kureshtja për tubime të pergjithshme të dhikrit( perkujtimit të Allahut s.w.t),si: ligjeratat,apo edhe të vecanta si: vizitat.
3- Të njoftuarit me jeten e njerzve të mire dhe këtë nepermjet leximit të ndonje libri,degjimit të ndonje kasete…Në vecanti duhet të interesohemi me jeten e sahabeve sepse kjo veper i dergon shpirtit vendosmeri,force dhe vullnet.
4- Degjimi i shumte i kasetave ndikuese me karakter islam,si: ligjerata,keshilla,e pse jo edhe vizita e studiove islame kur të kesh kohe .
5- Pasioni për t’i kryer farzet, qofshin ato namaze të obliguara apo kompenzimi i asaj,që na ka kaluar nga ramazani pa e agjeruar,sepse në farze ka dobi të madhe.
6- Pasioni për namaze vulnetare (nafile) edhe nese jane pak sepse” Veprat me të mira tek Allahu jane ato që jane në rrjedhe e siper edhe nese jane pak” sci thote Muhammedi Alejhi selam
7- Të filluarit me nxenien e Kur’anit permendesh,vazhdimin në leximin e tij dhe t’a lexosh atë që ke nxene permendesh gjate namazeve,farze apo nafile qofshin ato.
8- Shpeshtimi i perkujtimit të Allahut s.w.t,kerkimit falje(istigfarit) sepse nese kjo është veper e vogel dobia e saj është e madhe,shton imanin dhe forcon zemren.
9- Largimi nga mjetet ,të cilat t’a prishin zemren,qofshin ato shokë të keqinje,television,satelit, degjim i kengeve,mjeteve muzikore si dhe shiqimi në revistat pornografike, dhe se fundi
10- Vella i nderuar! Të porosis të shpejtosh në tevbe..Ne tevbe të sinqerte,në të cilen nuk ka kthim mbrapa inshaAllah,dhe se Allahu s.w.t gezohet me nje gezim të madh kur të pendohet robi.
Vella i nderuar! Të porosis të mos jesh prej atyre njerzve që Allahun s.w.t e njohin vetem në ramazan. Selefi( të paret tane) për të tillet thonin:Njerze të keqinje! Nuk e njohin Allahun perveqse në Ramazan.
Ketu ndahemi vella i nderuar për t’u takuar në Ramazanin e ardhshem ( inshaAllah) duke të deshiruar ty shendet,lumturi dhe paluhatshmeri në fene e Allahut s.w.t!
Keto keshilla jane të mira dhe të dobishme për ate që i lexon dhe punon sipas tyre!
Porosisim cdo lexues që t’i zbatoje dhe t’i perhape ato me shprese se do të perfitoje dhe ndieje knaqesi ne namazin e tij
Shkroi: Esh Shejh Abdullah Abdurrahman El Xhibrini,
( antare i keshillit për fetva )
Burimi:www.twbh.com
Pershtati në shqip: Sedat Gani islami
Verzioni online: ww.sedatislami.tk
15/11/04,e hene,
Dita e dyte e bajramit të ramazanit
(pak para namazit të sabahut)
Ubd, Brunei Darussalam