DHJETË MIRËSITË E MBULESËS SË GRUAS MUSLIMANE

Allahu besimtares ja bëri për detyrë të mbulohet, dhe ky detyrim në vete përmban urtësi dhe fshehtësi të mëdha, dhe cilësi të lavdëruara, dhe synime dhe dobi të shumta, e ndër to:

E para: Ruajta e nderit:

Mbulesa është mburojë për ta ruajtur nderin dhe për ta larguar çdo shkak që të çon në dyshime dhe fitne dhe çrregullim.

E dyta: Pastrimi i zemrave:

Mbulesa nxit në pastrimin e zemrave të besimtarëve dhe besimtareve, dhe mbushjen e zemrës me devotshmëri, dhe respektimin e shenjtërisë. Allahu të vërtetën e tha: “Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre”. Ahzab 53.

E treta: Virtytet e larta të moralit:

Mbulesa nxit në realizimin e virtyteve të larta të moralit, si virtytshmërinë, nderin, turpin dhe xhelozinë, dhe mbulesa mbron nga të njollosurit me cilësi të shëmtuara, si ato të pahijshmet dhe paturpësia, dhe e ndyra dhe çrregullimi.

E katërta: Mbulesa është shenjë dhe emblemë e besimtares së ndershme:

Mbulesa është shenjë dhe emblemë sheriatike e besimtares që aludon në dëlirësinë dhe nderin e saj, dhe aludon në largimin e saj nga pisllëku i dyshimit dhe të hutuarit: “Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët”. Ahzab 59. Përmirësimi i pamjes së jashtme është argument i përmirësimit të brendësisë. Virtytshmëria është kurora e gruas dhe nuk është prekur ndonjë shtëpi me dëlirësi vetëm se ajo shtëpi ka përfituar nga lumturia.

Ajo që vlen të theksohet këtu është se Numejrij kur e thuri thënien e tij tek Haxhaxhi: (Ato i mbulojnë pjesët e trupit nga devotshmëria …. dhe në pjesën e natës kur dalin, dalin me shami të mbuluara), Haxhaxhi tha: E tillë është gruaja muslimane!

E pesta: Ndërprerja e lakmisë dhe ideve djallëzore:

Mbulesa është mburojë shoqërore nga e liga dhe nga sëmundjet e zemrave të burrave dhe grave. Mbulesa e ndërpret çdo lakmi dhe dëshirë të fëlliqur, i shmang sytë tradhtare nga shikimi, e largon të ligën nga nderi i burrit dhe po ashtu e largon të ligën nga nderi i gruas dhe familjes së saj, është mburojë nga të gjuajturit e grave të ndershme me akuza për amoralitet, i largon thashethëniet qëllimkëqija dhe pisllëkun e dyshimeve dhe të hutuarit, dhe idetë tjera djallëzore.

E gjashta: Ruajtja e turpit:

Fjala haja (turp) në gjuhën arabe buron nga fjala arabe hajat, që do të thotë jetë, e që nënkupton se s’ka jetë pa turp. Turpi është moral që Allahu e vendos në shpirtrat e atyre që do t’i fisnikëron, dhe është moral që përçon vlera dhe mirësi dhe që e largon në shumë mënyra poshtërsinë. Është nga veçoritë e njeriut dhe cilësitë e natyrshmërisë, dhe moral islam, dhe degë nga degët e imanit, dhe është cilësi nga cilësitë e lavdëruara të arabëve para islamit ku me ardhjen e tij vetëm se e vërtetoi si cilësi dhe thirri në të. Mbulesa nuk është diç tjetër përveçse mjet efektiv për ta ruajtur turpin dhe largimi i mbulesës nënkupton largimin e turpit.

E shtata: Mbulesa e pengon depërtimin e zhveshjes dhe lakuriqësisë dhe përzierjes mes dy gjinive në shoqëri muslimane.

E teta: Mbulesa është mburojë kundër kurvërisë dhe amoralitetit, dhe në këtë rast, gruaja nuk bëhet enë e çdokujt që do të pi.

E nënta: Gruaja është auret e mbulesa është ajo që e mbulon dhe kjo është nga devotshmëria:

Allahu i Madhërishëm tha: “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri”. Earaf 26. Abdurrahman ibën Eslem, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: Njeriu i frikohet Allahut dhe i mbulon pjesët e turpshme, e ky është petku i devotshmërisë.

Në një nga lutjet e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka ardhur se ka thënë: “Allahummes-tur avrati ve amin revati (O Allahu im, m’i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese)”. Hadithin e shënon Ebu Davudi dhe të tjerët.

Prandaj o Zot, na i mbulo auretet tona dhe të grave të besimtarëve. Amin.

E dhjeta: Ruajta e xhelozisë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Pjesë e shkëputur nga libri: “Hirasetul fadile” nga shejh Bekër Ebu Zejd, Allahu e mëshiroftë.