DHJETË SHKAQET E FURNIZIMIT

1. Shpeshtimi i istigfarit.

– Allahu i Madhëruar thotë: e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj”. Nuh 10-12.

2. Devotshmëria.

– Allahu i Madhëruar thotë: Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”.Talak 2- 3.

“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë”. Earaf 96.

3. Mbështetja në Allahun.

– Allahu i Madhëruar thotë: Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masëTalak 3.

– I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotëNëse i mbështeteni Allahut  të Madhëruar me mbështetje të plotë, do t’ju japë rrëskun (do t’iu furnizojë juve) ashtu sikurse ia jep rrëskun zogjve të cilët dalin të uritur dhe kthehen të ngopur”.

4. Mbajtja e lidhjeve farefisnore.

–  I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore”.

5. Shpenzimi në rrugë të Allahut.

– Allahu i Madhëruar thotë: Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”. Sebe 39.

6. Pendimi.

– Allahu i Madhëruar thotë: “(që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar”. Hud 3.

7. Lutja.

– I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga koprracia dhe varfëria dhe nga dënimi i varrit”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:“Kërkoni mbrojtje nga varfëria dhe mospasja, nënçmimi dhe të mos më bëjnë padrejtësi dhe të mos i bëj askujt padrejtësi”.

8. Përmendja e Allahut.

– Allahu i Madhëruar: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”. Taha 124.

9. Shpenzimi për kërkuesin e diturisë e shton furnizimin.

– Në kohën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishin dy vëllezër, njëri nga ta kërkonte dituri kurse tjetri punonte. Ky i fundit erdhi te i  Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe u ankua se vëllau i tij nuk punon. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Ndoshta ti nëpërmjet atij furnizohesh”.

10. Falënderimi i Allahut.

– Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia”. Ibrahim 7.  

Nga arabishtja: Irfan JAHIU