malishev

Dhurohen 28.25 ari vakëf për Këshillin e BI-së së Malishevës

Sot, në këtë ditë të bekuar Ramazani dhe në prag të festës së Fitër-Bajramit, Avdyl Islam Shurdhaj me vëllezërit e tij nga Banja, dhuruan 28.25 ari vakëf për nevojat e Këshillit të BI-së së Malishevës.
Ky vakëf u dhurua për shpirt të rahmetlikes Fatime Shurdhaj, dhe një pjesë e saj do të përdoret për varrezat familjare, ndërsa pjesa tjetër do të shërbejë për nevojat e Këshillit të BI-së së Malishevës.
Lusim Zotin e Madhëruar që ky vakëf t’u bëhet sadaka rrjedhëse familjarëve që e dhuruan!