Rtv Pendimi

Diabeti drejt pankreasit artificial

E ardhmja e diabetit nuk do të jetë më një torturë për pacientët. Atyre do u duhet vetëm të mbajnë me vete, në xhep ose tek rripi, pankreasin e tyre artificial.

Pajisja gjatë gjithë kohës do të masë gliceminë dhe do të injektojë në mënyrë autonome insulinën e nevojshme, pa qenë nevoja që pacienti të kryej asnjë veprim.

Dhe duket se kjo e ardhme është duke ardhur me ritme të shpejta, pasi një prototip i pankreasit sintetik është testuar në tri klinika tek pacientët e rinj.

Sipas revistës “The Lancet”, bëhet fjalë për një pajisje të ashtuquajtur “me qark të mbyllur” që mat në kohë reale gliceminë e pacientit dhe kontrollon emetimin e insulinës.

TË NGJAJSHME