DIJA E DOBISHME DHE SENZACIONET

Ata që nuk dinë mëshiroji duke i mësuar. Por, bëj kujdes, i urituri nuk është mirë të ushqehet me vrull ndërsa fëmiut nuk i ipen ushqime të të rriturve.
Ajo që është parimore nuk forcohet me senzacione. Nxjerrja e ndonjë informacioni nga “fundi i pusit” të historisë nuk jep mësim. Për më tepër, huton.
Mos i merr në qafë njerëzit me “dije” që nuk u hyn në punë. Apo, ndoshta, kjo është mënyra për të “rënë në sy”?!

Shkruar nga hoxhë Ekrem Avdiu. /Radio Pendimi