DISA FJALË PËR FEMRËN

  1. Gruaja është më e buta nga krijesat dhe më e rënda në bashkëpunim, deri në atë gradë, saqë një trëndafil e kënaq dhe një fjalë e vret!
  2. Femra është si kafeja, nëse e neglizhon bëhet e ftohtë, derisa edhe në ndjenjat e saj!
  3. Themeli i shtëpive nuk është çimentoja apo gurët, po gruaja e ndershme!
  4. Gruaja është si bleta, prodhon mjaltë kur do dhe thumbon kur urren.
  5. Gruaja është enigmë dhe çelësi i asaj enigme është vetëm një fjalë – DASHURIA!
  6. Femra nuk i njeh zgjidhjet e mesme, ajo ose buzëqesh ose qan, prandaj sillu butë me të!
  7. Femra është amanet, ajo nuk është krijuar asnjëherë për ta nënçmuar!
  8. Femra ka nevojë për siguri para dashurisë, për vepër para fjalës dhe për burrë para mashkullit!
  9. Çdo grua në brendësi posedon bukuri të rrallë, mirëpo atë bukuri nuk e sheh, përveçse ai burrë që e do atë grua me sinqeritet!
  10. Grua e mençur është ajo që e afron burrin e saj më shumë kah Allahu, sesa kah ajo!
  11. Gruaja nuk ka nevojë vetëm për vendbanim dhe të shpenzohet për të, po ajo ka nevojë edhe për fjalë të bukura, zemër të dashur, ndjenjë që ia mbush asaj zemrën dhe mëshirë që e bën ta harrojë lodhjen.
  12. Gruaja njihet se qan shumë, mirëpo atë që nuk e di shumica është se ajo e tubon tërë energjinë e saj të harxhuar pasi i derdh lotët!
  13. Ëndrra e çdo gruaje është të gjejë një burrë të mençur, mirëpo që e do atë si i marrë!
  14. Zemra e gruas nuk e do një burrë, përveçse atëherë kur i beson atij!
  15. Kurora e mbretërve është nga ari, kurse kurora e femrës është nga morali!
  16. Zakonisht gruaja e përdor buzëqeshjen për ta fshehur dhembjen, kurse burri në përgjithësi e përdor të qeshurën dhe komentet tallëse!
  17. Bëje femrën të qajë nga përmallimi për ty, sepse nuk ka më të sinqertë sesa lotët e saj.
  18. Kjo është gruaja! Burri gabon dhe gruaja mërzitet, burri kërkon falje! Gruaja gabon dhe burri zemërohet, gruaja qan dhe burri kërkon falje!
  19. Femra e cila për ty e hap zemrën, nga ti i pret këto dy gjëra, jo të tretën: Të hysh në të me dëshirën tënde dhe t’i japësh dashuri, t’i mbyllësh përsëri dyert e asaj zemre me qetësi dhe butësi! Mos e nënçmo me asnjë sjellje tjetër!
  20. Bukuria e gruas vazhdon të mbetet përderisa burri gruan e do, dhe, dashuria e burrit vazhdon të mbetet përderisa gruaja burrin e respekton!
  21. Dy gjëra nuk bashkohen asnjëherë: Gënjeshtra me burrërinë dhe edukata e mangët me femërinë!
  22. Vatani i vajzës është burri i saj, pra motër, kur të zgjedhësh, zgjedhe një vatan që për ty është më i përshtatshmi!
  23. Gruaja është si flaka, nëse di të sillesh mirë me të, ta ndriçon jetën, kurse nëse sillesh keq me të, të djeg!
  24. Gruaja nuk bëhet nënë me lindjen e fëmijëve, po bëhet nënë me edukimin e fëmijëve të saj!
  25. Gruaja e ndershme i shëmbëllen librit të mbyllur, të cilin nuk e lexon, përveçse ai burrë që ajo e zgjodhi ta shoqërojë në jetën e saj!

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu