DISA FJALË PËR FEMRËN

1. Gruaja është më e buta nga krijesat dhe më e rënda në bashkëpunim, deri në atë gradë saqë një trëndafil e kënaq dhe një e fjalë e vret!!

2. Femra është si kafeja, nëse e neglizhon bëhet e ftohët, derisa edhe në ndjenjat e saj!!

3. Themeli i shtëpive nuk është çimentoja apo gurët, po gruaja e ndershme!!

4. Gruaja është si bleta, prodhon mjaltë kur donë dhe thumbon kur urren.

5. Gruaja është enigmë dhe çelësi i asaj enigme është vetëm se një fjalë, dashuria!!

6. Femra nuk i njeh zgjidhjet e mesme, ajo ose buzëqesh ose qan, prandaj sillu butë me të!

7. Femra është amanet.. ajo nuk është krijuar asnjëherë për ta nënçmuar!!

8. Femra ka nevojë për siguri para dashurisë, dhe për vepër para fjalës, dhe për burrë para mashkullit!

9. Çdo grua në brendësi posedon bukuri të rrallë, mirëpo atë bukuri nuk e sheh, përveçse ai burrë që e do atë grua me sinqeritet!

10. Grua e mençur është ajo që e ofron burrin e saj më shumë kah Allahu se sa kah ajo!

11. Gruaja nuk ka nevojë vetëm se për vendbanim dhe të shpenzohet për të, po ajo ka nevojë edhe për fjalë të bukur, dhe zemër të dashur, dhe ndjenë që ia mbush asaj zemrën, dhe mëshirë që e bën ta harron lodhjen.

12. Gruaja njihet se qan shumë, mirëpo atë që nuk e din shumica është se ajo e tubon tërë energjinë e saj të harxhuar pasi që i derdh lotët!

13. Ëndrra e çdo gruas është të gjen një burrë të mençur, mirëpo që e do atë si i marrë!

14. Zemra e gruas nuk e donë një burrë, vetëm se atëherë kur i beson atij!

15. Kurora e mbretërve është nga ari, kurse kurora e femrës është nga morali!

16. Zakonisht, gruaja e përdorë buzëqeshjen për ta fshehur dhembjen, kurse burri në përgjithësi e përdor të qeshurin dhe komente tallëse!

17. Bëje femrën të qan nga përmallimi për ty, sepse nuk ka më të sinqertë se sa të qarit e saj.

18. Kjo është gruaja!! Burri gabon dhe gruaja mërzitet, burri kërkon falje! Gruaja gabon dhe burri zemërohet, gruaja qan dhe burri kërkon falje!

19. Femra e cila për ty e hap zemrën, nga ti i pret këto dy gjëra, jo të tretën: të hysh në të me dëshirën tënde dhe ti japish dashuri, dhe t’i mbyllësh përsëri dyert e asaj zemre me qetësi dhe butësi! Mos e nënçmo me asnjë sjellje tjetër!

20. Bukuria e gruas vazhdon të jetë përderisa burri gruan e donë, dhe, dashuria e burrit vazhdon të jetë përderisa gruan burrin e respekton!

21. Dy gjëra nuk bashkohen asnjëherë; gënjeshtra me burrërinë dhe edukata e mangët me femërinë!

22. Vatani i vajzës është burri i saj, pra motër kur të zgjedhësh, zgjedhe një vatan që për ty është më i përshtatshmi!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU