Rtv Pendimi
Probleme shpirtërore & shoqërore

DISA IDE PËR TË ARRITUR DERI TE LËMOSHA E VAZHDUESHME

Jepja ndonjë njeriu një kopje të Kuranit, ose merre Kuranin dhe vendose në xhami dhe çdoherë që lexohet nga ai Kuran edhe ti për vete merr shpërblime.

Jepe si donacion një karrocë për spitalin dhe çdoherë kur e përdor ndonjë i sëmurë atë, ti merr shpërblime, ose vendose ndonjë karrige në xhami që ta përdorin ata që falen në xhami dhe nuk munden të rrinë në këmbë, për çdo namaz që e falin edhe ti ke shpërblime.

Bëhu pjesë e projektit të ndërtimit të ndonjë xhamie, qoftë ajo me të holla, apo me punë fizike, apo me çdo lloj ndihme që e ndihmon ndërtimin e xhamisë.

Mbille një pemë dhe ti ke shpërblime çdoherë kur ulet ndonjë njeri apo kafshë nën hijen e asaj peme, ose çdoherë kur ajo pemë përdoret për ushqim dhe i hahen frytet e saj nga njerëzit, kafshët dhe shpezët, edhe ti ke shpërblime.

Shpërndaj fletushka, libra, revista që në to mësohet mirësia, edukata dhe feja, edhe ti ke shpërblime nga ajo që e lexojnë atë dhe që veprojnë me atë që e mësojnë nga ato libra e revista.

Ndihmoje financiarisht ndonjë student apo kërkues të dijes, edhe ti do të fitosh shpërblime çdoherë që ai do të punojë me atë që e ka mësuar apo çdoherë që do t’ua mësojë të tjerëve atë dituri që e ka fituar dhe ti ke qenë sebep për ta përfituar atë dije me financat e tua.

Ndihmoje ndonjë projekt për botimin e librave fetare dhe financoje atë, do të fitosh nga shpërblimet e gjithë atyre që e lexojnë atë libër dhe punojnë me të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (2)

Irfan Jahiu

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (1)

Irfan Jahiu

DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË LËNDUARVE

Irfan Jahiu

TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË

Irfan Jahiu

DISA NJERËZ NË JETË NA VIJNË SI BEGATI

Irfan Jahiu

JETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

Irfan Jahiu

JETA VAZHDON EDHE PSE SHPIRTI NDIEN DHEMBJE DHE SYRI LOTON

Irfan Jahiu

DISA FJALË PËR FEMRËN

Irfan Jahiu

MIQËSIA ËSHTË JETË

Irfan Jahiu