- Sa më shumë që njeriut i shtohet injoranca, aq më shumë i shtohet bindja se ai është më i mirë se tjetri në çdo gjë!
- Të provokon që ta nxjerrë atë më të keqen nga ti dhe pastaj të thotë se ti je i tillë! Unë nuk jam i tillë, por ti do që të jem ashtu me ty!
- Problemi i disave është se ata e shohin veten sikur janë melaqe të pagabueshme!
- Po të heshtte injoranti, njerëzit s’do të kishin mosmarrëveshje mes tyre!
- Shumica e njerëzve anojnë kah gërmimi i të së kaluarës sate, kur kanë problem me të tashmen tënde!
- Flasin keq për ty, e pastaj ulen me ty dhe të buzëqeshin në fytyrë kinse të duan, ata janë njerëzit më të mbrapshtë!
- Nëse do që ta zbulosh mendjen e një personi, shiko se si diskuton me atë që e kundërshton në mendim!
- Gjëja më e rëndë është ta këshillosh veten, kurse ajo më e lehta është t’i këshillosh të tjerët!
- Fatkeqësisht! Dyfytyrësia është bërë ndër titujt më kryesorë të kësaj kohe!
- Nga budallallëku është të urresh një person, sepse ke dëgjuar nga tjetri të flasë keq për të!
- Autoritetin tënd nuk e fyen, përveçse ai që shpresoi të jetë si ti dhe nuk arriti të bëhet!
- Njeriu me moral më të keq është ai, që kur zemërohet me ty i mohon të mirat e tua, i përhap fshehtësitë e tua, e harron shoqërimin tënd dhe e flet për ty atë që nuk e ke!
- Njerëzit flasin për ty në tri raste: Kur nuk e posedojnë atë që ti e posedon, kur nuk mund të bëhen sikurse ti dhe kur nuk mund të arrijnë deri te ti!
- Mos u bëj për gabimet e tua avokat, kurse për gabimet e të tjerëve gjykatës!
- Mos më fol shumë për fe, por më lër ta shoh fenë në sjelljen tënde, në moralin tënd dhe në bashkëpunimin tënd!
- Kush gëzohet me rënien e të tjerëve, vetë nuk do të ngritet asnjëherë.
- Ziliqari gjithnjë të sheh si mendjemadh, kurse ai që të do, të sheh si të mrekullueshëm!
- Kërkojnë të mbulohen atëherë kur gabojnë, kurse kur të tjerët gabojnë, garojnë në përhapjen e gabimeve të tyre. Këtu del në shesh paturpësia e disa njerëzve!
- Zemra e cila angazhohet me dashurinë ndaj Allahut, nuk ka kohë që t’i urrejë të tjerët!
- Bukuria e humb vlerën kur mungon turpi!
- Kur njerëzit të thonë, “ke ndryshuar”, ekziston një mundësi e madhe se ti në fakt je larguar nga ato sjellje që ata i duan e jo që i do ti për vetveten.
- Nuk bëhet modest, përveçse ai që ka vetëbesim dhe nuk bëhet mendjemadh, përveçse ai që i di mangësitë e veta!
- Qeni nuk e sheh bishtin e vet, por e sheh bishtin e tjetrit! Kështu janë disa njerëz, këshillojnë, qortojnë, gjykojnë, pa e parë veten e tyre!
- Ka njerëz që kanë nevojë për moral më tepër se që kanë nevojë për ujë dhe bukë!
- Nëse ia qëllon 99 herë dhe e gabon 1 herë, njerëzit do ta harrojnë dhe do ta fshehin atë që e qëllove, e do ta paraqesin dhe shfaqin atë që e gabove!
- Ki kujdes që t’i bësh dëm ndonjërit, e të jetë arma e tij: “HasbiAllahu ue ni’mel uekil (Më mjafton mua Allahu, sa Mbështetës i Mirë që është)”.
- Allahu e mëshiroftë atë njeri, i cili foli për të mirë dhe fitoi apo heshti e shpëtoi!
- Sëmundjet nuk janë veç në trup, po edhe në moral. Nëse sheh njeri me moral të keq, lute Allahun ta shërojë dhe falënderoje Allahun që të mbrojti nga ajo që e sprovoi atë!
- Bëj çka të duash, se si vepron ashtu do të veprohet edhe me ty!
- Bëhu gjithmonë urë e cila përmirëson mes njerëzve dhe ki kujdes të bëhesh pengesë e cila ndan mes tyre!
- Për keqardhje është se ka njerëz budallenj, të cilët e interpretojnë butësinë si dobësi!
- Kush posedon moral dhe edukatë, banon në zemrat e njerëzve përgjithmonë!
- Kur vdes zemra ikën mëshira, kur vdes mendja ikën urtësia, kur vdes ndërgjegjja ikën çdo gjë!
- Urime për atë që kur fle, njerëzit luten për të, dhe mjerë për atë që kur fle, njerëzit luten kundër tij!
- Përgëzime për atë që e dashuruan zemrat dhe humbje për atë që e mallkuan gjuhët!
- Unë nuk jam i përsosur, mirëpo para se t’i drejtosh gishtat e akuzimit e të më gjykosh, vërtetoje mirë se duart e tua janë të pastra plotësisht!
- Ji i sigurt se do të pish nga gota që ia jep tjetrit të pijë, pa marrë parasysh se a është e ëmbël apo e hidhur!
- Më mësoi jeta se truri dhe mendja e ndërpret zhvillimin atë ditë, kur e ndërpret leximin dhe meditimin! Nuk ka të reja të dobishme në jetën e atij që nuk lexon!
- Të metat e trupit i mbulon një metër pëlhurë, mirëpo të metat e të menduarit i zbulon diskutimi i parë!
- Mendjemadhësi është që ti të paraqitesh se nuk je nevojtar për askënd, kurse deri dje ishe nevojtari më i madh për ta!
- Ra një dru dhe të gjithë e dëgjuan zërin e rënies së tij, ndërkohë një mal i tëri u rrit me drunj dhe askush nuk dëgjoi nga ai asnjë zë. Dije se njerëzve nuk u bie në sy suksesi, por dështimi yt!
- Askush nuk e harron se ishe i keq një ditë prej ditëve, ndërkohë shumica harrojnë se ishe i mirë për shumë ditë!
- Më herët thoshin se njeriu nga natyrshmëria e tij e ka të gabojë, mirëpo nga natyrshmëria e budallenjve është të kapen për gabimin!
- Prej çudirave të njeriut është se ai trembet nga të dëgjuarit e këshillës, kurse hesht kur e dëgjon poshtërsinë!
- Disa kur dëgjojnë për ty ndonjë të keqe, heshtin dhe e përhapin atë, kurse disa të tjerë, kur dëgjojnë për ty ndonjë të keqe, të mbrojnë dhe ta mbulojnë atë të metë! Dallim në moral dhe edukatë, jo më tepër!
- Edukata e mangët e disave me ty, bën që në disa raste ta ndiesh vlerën e edukatës sate!
- Jeta më mësoi se çdo njeri ka zemër, mirëpo jo çdo njeri ka edhe ndërgjegje, për këtë arsye me njerëzit sillu sipas edukatës sate e jo sipas edukatës së tyre!
- Kulturën e respektin janë pak që e kuptojnë, disa e komentojnë si interes, disa të tjerë si dashuri e disa si dobësi!
- Disa njerëz janë si parfumi fals, ka mundësi të të mahnitë era e tij, mirëpo nuk zgjat shumë!
- Ilaçi i injorantit, injorimi i tij!
- S’bëjnë dobi sytë, nëse zemra është e verbër!
- Kur njerëzit e lavdërojnë dikë, shumë pak e besojnë një gjë të tillë, kurse kur e poshtërojnë, të gjithë e besojnë!
Marrë nga libri:
NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË
(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)
Përmblodhi dhe përktheu:
Irfan Jahiu