Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

DISA KANË NEVOJË PËR MORAL MË SHUMË SESA PËR BUKË DHE UJË!

  1. Sa më shumë që njeriut i shtohet injoranca, aq më shumë i shtohet bindja se ai është më i mirë se tjetri në çdo gjë!
  2. Të provokon që ta nxjerrë atë më të keqen nga ti dhe pastaj të thotë se ti je i tillë! Unë nuk jam i tillë, por ti do që të jem ashtu me ty!
  3. Problemi i disave është se ata e shohin veten sikur janë melaqe të pagabueshme!
  4. Po të heshtte injoranti, njerëzit s’do të kishin mosmarrëveshje mes tyre!
  5. Shumica e njerëzve anojnë kah gërmimi i të së kaluarës sate, kur kanë problem me të tashmen tënde!
  6. Flasin keq për ty, e pastaj ulen me ty dhe të buzëqeshin në fytyrë kinse të duan, ata janë njerëzit më të mbrapshtë!
  7. Nëse do që ta zbulosh mendjen e një personi, shiko se si diskuton me atë që e kundërshton në mendim!
  8. Gjëja më e rëndë është ta këshillosh veten, kurse ajo më e lehta është t’i këshillosh të tjerët!
  9. Fatkeqësisht! Dyfytyrësia është bërë ndër titujt më kryesorë të kësaj kohe!
  10. Nga budallallëku është të urresh një person, sepse ke dëgjuar nga tjetri të flasë keq për të!
  11. Autoritetin tënd nuk e fyen, përveçse ai që shpresoi të jetë si ti dhe nuk arriti të bëhet!
  12. Njeriu me moral më të keq është ai, që kur zemërohet me ty i mohon të mirat e tua, i përhap fshehtësitë e tua, e harron shoqërimin tënd dhe e flet për ty atë që nuk e ke!
  13. Njerëzit flasin për ty në tri raste: Kur nuk e posedojnë atë që ti e posedon, kur nuk mund të bëhen sikurse ti dhe kur nuk mund të arrijnë deri te ti!
  14. Mos u bëj për gabimet e tua avokat, kurse për gabimet e të tjerëve gjykatës!
  15. Mos më fol shumë për fe, por më lër ta shoh fenë në sjelljen tënde, në moralin tënd dhe në bashkëpunimin tënd!
  16. Kush gëzohet me rënien e të tjerëve, vetë nuk do të ngritet asnjëherë.
  17. Ziliqari gjithnjë të sheh si mendjemadh, kurse ai që të do, të sheh si të mrekullueshëm!
  18. Kërkojnë të mbulohen atëherë kur gabojnë, kurse kur të tjerët gabojnë, garojnë në përhapjen e gabimeve të tyre. Këtu del në shesh paturpësia e disa njerëzve!
  19. Zemra e cila angazhohet me dashurinë ndaj Allahut, nuk ka kohë që t’i urrejë të tjerët!
  20. Bukuria e humb vlerën kur mungon turpi!
  21. Kur njerëzit të thonë, “ke ndryshuar”, ekziston një mundësi e madhe se ti në fakt je larguar nga ato sjellje që ata i duan e jo që i do ti për vetveten.
  22. Nuk bëhet modest, përveçse ai që ka vetëbesim dhe nuk bëhet mendjemadh, përveçse ai që i di mangësitë e veta!
  23. Qeni nuk e sheh bishtin e vet, por e sheh bishtin e tjetrit! Kështu janë disa njerëz, këshillojnë, qortojnë, gjykojnë, pa e parë veten e tyre!
  24. Ka njerëz që kanë nevojë për moral më tepër se që kanë nevojë për ujë dhe bukë!
  25. Nëse ia qëllon 99 herë dhe e gabon 1 herë, njerëzit do ta harrojnë dhe do ta fshehin atë që e qëllove, e do ta paraqesin dhe shfaqin atë që e gabove!
  26. Ki kujdes që t’i bësh dëm ndonjërit, e të jetë arma e tij: “HasbiAllahu ue ni’mel uekil (Më mjafton mua Allahu, sa Mbështetës i Mirë që është)”.
  27. Allahu e mëshiroftë atë njeri, i cili foli për të mirë dhe fitoi apo heshti e shpëtoi!
  28. Sëmundjet nuk janë veç në trup, po edhe në moral. Nëse sheh njeri me moral të keq, lute Allahun ta shërojë dhe falënderoje Allahun që të mbrojti nga ajo që e sprovoi atë!
  29. Bëj çka të duash, se si vepron ashtu do të veprohet edhe me ty!
  30. Bëhu gjithmonë urë e cila përmirëson mes njerëzve dhe ki kujdes të bëhesh pengesë e cila ndan mes tyre!
  31. Për keqardhje është se ka njerëz budallenj, të cilët e interpretojnë butësinë si dobësi!
  32. Kush posedon moral dhe edukatë, banon në zemrat e njerëzve përgjithmonë!
  33. Kur vdes zemra ikën mëshira, kur vdes mendja ikën urtësia, kur vdes ndërgjegjja ikën çdo gjë!
  34. Urime për atë që kur fle, njerëzit luten për të, dhe mjerë për atë që kur fle, njerëzit luten kundër tij!
  35. Përgëzime për atë që e dashuruan zemrat dhe humbje për atë që e mallkuan gjuhët!
  36. Unë nuk jam i përsosur, mirëpo para se t’i drejtosh gishtat e akuzimit e të më gjykosh, vërtetoje mirë se duart e tua janë të pastra plotësisht!
  37. Ji i sigurt se do të pish nga gota që ia jep tjetrit të pijë, pa marrë parasysh se a është e ëmbël apo e hidhur!
  38. Më mësoi jeta se truri dhe mendja e ndërpret zhvillimin atë ditë, kur e ndërpret leximin dhe meditimin! Nuk ka të reja të dobishme në jetën e atij që nuk lexon!
  39. Të metat e trupit i mbulon një metër pëlhurë, mirëpo të metat e të menduarit i zbulon diskutimi i parë!
  40. Mendjemadhësi është që ti të paraqitesh se nuk je nevojtar për askënd, kurse deri dje ishe nevojtari më i madh për ta!
  41. Ra një dru dhe të gjithë e dëgjuan zërin e rënies së tij, ndërkohë një mal i tëri u rrit me drunj dhe askush nuk dëgjoi nga ai asnjë zë. Dije se njerëzve nuk u bie në sy suksesi, por dështimi yt!
  42. Askush nuk e harron se ishe i keq një ditë prej ditëve, ndërkohë shumica harrojnë se ishe i mirë për shumë ditë!
  43. Më herët thoshin se njeriu nga natyrshmëria e tij e ka të gabojë, mirëpo nga natyrshmëria e budallenjve është të kapen për gabimin!
  44. Prej çudirave të njeriut është se ai trembet nga të dëgjuarit e këshillës, kurse hesht kur e dëgjon poshtërsinë!
  45. Disa kur dëgjojnë për ty ndonjë të keqe, heshtin dhe e përhapin atë, kurse disa të tjerë, kur dëgjojnë për ty ndonjë të keqe, të mbrojnë dhe ta mbulojnë atë të metë! Dallim në moral dhe edukatë, jo më tepër!
  46. Edukata e mangët e disave me ty, bën që në disa raste ta ndiesh vlerën e edukatës sate!
  47. Jeta më mësoi se çdo njeri ka zemër, mirëpo jo çdo njeri ka edhe ndërgjegje, për këtë arsye me njerëzit sillu sipas edukatës sate e jo sipas edukatës së tyre!
  48. Kulturën e respektin janë pak që e kuptojnë, disa e komentojnë si interes, disa të tjerë si dashuri e disa si dobësi!
  49. Disa njerëz janë si parfumi fals, ka mundësi të të mahnitë era e tij, mirëpo nuk zgjat shumë!
  50. Ilaçi i injorantit, injorimi i tij!
  51. S’bëjnë dobi sytë, nëse zemra është e verbër!
  52. Kur njerëzit e lavdërojnë dikë, shumë pak e besojnë një gjë të tillë, kurse kur e poshtërojnë, të gjithë e besojnë!

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Përmblodhi dhe përktheu:

Irfan Jahiu

 

Të ngjajshme

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E RISKUT

Irfan Jahiu

QARTËSIMI I SHKAQEVE TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

LUMTURIA

Irfan Jahiu

DHEMBJA

Irfan Jahiu

KARMA

Irfan Jahiu

KËSHILLA TË PËRGJITHSHME

Irfan Jahiu

PËR NJË MENDJE MË TË NDRITUR!

Irfan Jahiu