Disa nga bimët dhe ushqimet që forcojnë memorien

Nga Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi farmaciste

Përshëndetje

Këtu do të paraqes disa nga bimët që mund të përmirësojnë memorien, gjinden tek ne në formë të bimëve apo suplementeve në barnatore :

GOTU KOLA
Përdoret zakonisht si tonik për të balancuar funksionimin e përgjithshëm të trurit. Rritë qarkullimin e gjakut në tru forcon memorien, poashtu reagon shumë mirë ndaj situatave stresuese dhe ndihmon edhe në rritjen e imunitetit.

ROZMARINI
Rozmarini është gjithashtu një përforcues truri, veçanërisht kur përdoret si një vaj esencial, duke përmirësuar memorien dhe duke rritur aftësitë mendore.

GINKGO BILOBA
Disa studime sugjerojnë që biloba ginkgo mund të ndihmojë në shërimin dhe rigjenerimin e qelizave në tru, duke rritur memorien, vëmendjen madje edhe inteligjencën.
Vëmendje : Ginkgo është një hollues i njohur i gjakut dhe nuk duhet të përdoret së bashku me barnat e tilla si: ibuprofen, aspirinë, warfarin ose ndonjë bar tjetër që ndikon në hollimin e gjakut.

GINSENG
Xhenseni përdoret shkëlqyeshëm për të rritur vitalitetin dhe për të përmirësuar gjithçka rreth funksionit mendor. Ai gjithashtu mund të ndihmojë trupin dhe trurin tuaj për të përballuar më mirë efektet e stresit. Për më tepër, xhenseni mund të mbrojë edhe qelizat e trurit nga toksinat e ndryshime dhe rritë në masë të madhe imunitetin.

Vëmendje: Disa terapi bimore mund të ndërveprojnë me barna të ndryshme, ose janë të kundërindikuara në kushte të caktuara shëndetësore. Ju lutemi të konsultoheni me mjekun apo farmacistin para marrjes së çdo suplementi bimor dhe ta njoftoni rreth terapisë që përdorni.

Ushqimet që rrisin memorien ( kujtesen ) :

Peshku, kafeja, boronica, turmeriku, farat e kungullit, qokollata e zezë, arroret, portokalli, vezët, qaji i gjelbër.

Shumë ushqime mund të ndihmojnë për të mbajtur trurin tuaj të shëndetshëm.

Disa ushqime, të tilla si frutat dhe perimet në këtë listë dhe çaji i gjelbër, kanë antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e trurit tuaj nga dëmtimi.

Të tjerë, siç janë arrat dhe vezët, përmbajnë lëndë ushqyese që mbështesin kujtesën dhe zhvillimin e trurit.

Ju mund të ndihmoni për të mbështetur shëndetin e trurit tuaj dhe për të rritur vigjilencën tuaj, kujtesën dhe gjendjen shpirtërore, duke përfshirë në mënynë tuaj të përditshme të gjitha këto ushqime të cekura./Familjadheshendeti.com