Veshkat janë ndër organet vitale të trupit, pasi funksioni i tyre është eliminimi i mbeturinave dhe toksinave nga trupi.
Kështu, ato rregullojnë nivelet e mineraleve, të tilla si kalcium dhe fosfat.
Përveç kësaj, veshkat rregullojnë presionin e gjakut duke prodhuar hormonet themelore që janë të nevojshme për këtë funksion. Ato i shërbejnë trupit si një filtër natyror i gjakut.
Disa zakone, në dukje të padëmshme, mund t’i dëmtojnë shumë veshkat duke shkaktuar probleme serioze në shëndet.
Marrja e pamjaftueshme e ujit
Mungesa e ujit në trup mund të çojë në dëmtime të rënda të veshkave, Detyra kryesore e veshkave është t’i nxjerrin mbeturinat metabolike nga trupi dhe ta rregullojnë balancën e elektroliteve. Kur trupi nuk hidratizohet siç duhet, zvogëlohet qarkullimi i gjakut, gjë që në fund rezulton në akumulimin e toksinave në gjak.
Konsumimi i duhanit
Studime të shumta kanë gjetur një lidhje midis pirjes së duhanit dhe sëmundje të veshkave, dhe sipas shoqatës Amerikane të veshkave, pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjeve renale.
Një dietë e lartë në proteina
Përdorimi i tepruar i mishit të kuq dhe ushqimeve të tjera të pasura me proteina mund të përkeqësojë gjendjen e veshkave tashmë të dëmtuara. Proteinat e tepruara janë ngarkesë për veshkat.
Injorimi i gripit dhe i ftohjes
Studimet kanë treguar se njerëzit me sëmundje të veshkave gjithashtu kanë tendencë të shmangin pushimin derisa janë të sëmurë. Gjithashtu, është vërtetuar se njerëzit me sëmundje të veshkave janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
Teprim në konsumimin e kripës
Kur hamë ushqime shumë të kripura, veshkat ngarkohen shumë për shkak se duhet ta nxjerrin një sasi të madhe të natriumit dhe kjo në periudha të gjata mund të jetë e vështirë për veshkat. /Kosovapress