Disa njerëz drejtohen drejt varrit të pejgamberit alejhi selam dhe i ngrehin duart lartë?

Pyetje;
Disa njerëz në Medine drejtohen drejt varrit të pejgamberit alejhi selam, i ngrehin duart lartë dhe bëjnë dua, a duhet të kemi mendim të mirë për ta se ata janë duke u lutur për veten e tyre?

Përgjigje;
Kjo që veprojnë ata, është prej injorancës së tyre.
Duhet t’i bëhet me dije se ai që dëshiron të bën dua, duhet të kthehet ka kibla e jo ka varri i pejgamberit alejhi selam, ose të largohet nga varri e të bëjë dua në vend tjetër, në mënyrë që mos t’i krijoj huti së pari vetes e pastaj edhe të tjerëve, që mos të mendojnë të tjerët se ai është duke iu lutur pejgamberit alejhi selam.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah

Nga arabishtja;
Suad Shabani
01.03.2016