Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

DISA NJERËZ NË JETË NA VIJNË SI BEGATI

  1. Ka njerëz që kur iu flet për dhembjen, ata të flasin për shpresën, ata janë begati nga Allahu!
  2. Jeta e disa njerëzve e tëra është udhëtim ndriçimi. I ndriçojnë ata që i kanë përreth, nganjëherë me ide, nganjëherë me shprehje të bukur, nganjëherë me libër e nganjëherë me buzëqeshje!
  3. Disa njerëz në jetën tonë janë si copa e ëmbëlsirës, me ta na ëmbëlsohet e hidhura e ditëve. Zot ruaji ata, mbroji dhe na bashko me ta në Xhenet!
  4. Ka zemra që janë krijuara të mbjellin shpresë në shpirtrat e zbrazët, që i shkatërroi dhembja!
  5. Ai që të bën të buzëqeshësh pas të qarit, është person që vlera e tij s’mund të përcaktohet!
  6. Janë disa njerëz që nuk dua me ta t’i shkëputi lidhjet, dua që ata të jenë me mua deri ditën e fundit të jetës sime!
  7. Gjëja më e bukur në jetë është të kesh shok, i cili të lexon pa fjalë, të kupton pa folur dhe të do pa interes!
  8. Ka persona që edhe atëherë kur janë në gjendjen më të rëndë shpirtërore të flasin me edukatë, ata janë të vetmit që e meritojnë respektin!
  9. Të mrekullueshëm janë ata që gjenden afër teje, kur ke nevojë për ta!
  10. Ka njerëz që kur i takojmë, ndiejmë sikurse e kemi takuar veten!
  11. Të kesh njeri afër i cili të kupton edhe atëherë kur ti vetveten nuk e kupton, kjo në të vërtetë është gjë e çmueshme.
  12. Disa njerëz e lexojnë pikëllimin tënd nga sytë e tu, madje edhe kur ti je i buzëqeshur!
  13. Një ditë nga ditët ka mundësi ta përfitosh një zemër, e cila do ta zëvendësojë të gjithë atë që e ke humbur në jetën tënde!
  14. Disa kujtime është shumë rëndë të harrohen, sepse një ditë nga ditët ato na bënin të ndiheshim mirë!
  15. Nëse e sheh një person se e shpeshton të folurit me ty dhe jo me të tjerët, dije se ai rehatohet kur flet me ty, prandaj mos e humb atë!
  16. Personi që të sillet nëpër mend dhe të pengon të flesh, zakonisht ai është përgjegjës për lumturinë apo pikëllimin tënd në jetë.
  17. Në jetën e çdonjërit nga ne, më herët a më vonë, do të paraqitet një personalitet, i cili do të na bëjë të përmirësohemi përgjithmonë.
  18. Disa njerëz e meritojnë t’i presim tërë jetën, e disa të tjerë nuk e meritojnë as t’i shikojmë dy herë.
  19. Disa njerëz për ne janë si yjet, i shohim rrallë, mirëpo përmallohemi për ta shumë shpesh. Yjet paraqiten natën dhe e zbukurojnë qiellin, kurse ditën humbin dhe qielli pa ta mbetet bosh, edhe për ne, disa njerëz kur paraqiten na e ndriçojnë jetën, e kur largohen nga ne, jeta pa ta duket bosh. Mirëpo, shpresa është shumë e madhe se ata do të na kthehen, ashtu si kthehen yjet natën, e ndriçojnë dhe e zbukurojnë qiellin, dhe ata me lejen e Allahut, shpresojmë se do të kthehen dhe do të na e ndriçojnë dhe zbukurojnë jetën tonë!

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

Të ngjajshme

MOSTËR NGA TË DREJTAT E MUSLIMANIT NDAJ MUSLIMANIT

Irfan Jahiu

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI QË E MËSON KUR’ANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Irfan Jahiu

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu

TË DREJTAT E RRUGËS DHE ETIKA E SAJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E RISKUT

Irfan Jahiu

QARTËSIMI I SHKAQEVE TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

LUMTURIA

Irfan Jahiu

DHEMBJA

Irfan Jahiu