Rtv Pendimi
Lajme

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Vjenë

Në zonën Wiekendorf në rajonin e Austrisë së Poshtme ka filluar një peticion nga banorët të cilët nuk dëshirojnë transferimin e një familjeje muslimane palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori përgjegjës për çështjet e rindërtimit në Wiekendorf, Erich Schmid në një deklaratë për media tha se banorët e rajonit kanë nisur një peticion duke mbledhur nënshkrime për mos lejimin e shitjes së pronës për familjen muslimane.

“Mbi 100 persona në rajon kanë marrë pjesë në nënshkrimin e peticionit”, tha Schmid duke vënë theksin se ata mbrojnë idenë e tyre që familja palestienze për shkak se nuk është shtetase austriake nuk plotëson kushtin për blerjen e pronës në këtë rajon dhe se për këtë arsye nuk duhet të jepet leja.

– Bashkia refuzoi lejen me arsyetimin se janë muslimanë

Familja palestineze El Husna e cila jeton në Austri që prej 9 vitesh, në fillim të këtij muaji aplikoi në bashki për të blerë një pronë në rajonin Wiekendorf. Por, kryetari i Bashkisë, Johann Zimmermann refuzoi lejen për blerjen e pronës nga familja muslimane me arsyetimin se kulturat islame dhe ajo perëndimore janë shumë larg me njëra tjetrën.

Babai palestinez Halit Mansur Ebu el Husna, ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë i cili nuk i ka dhënë lejen për blerjen e pronës për shkak se janë muslimanë. “Ne jemi duke jetuar në harmoni në këtë vend në të gjitha aspektet. Deri më sot nuk jemi përmendur për asgjë negative. Arsyeja e refuzimit të kryetarit të Bashkisë është një diskriminim i hapur çnjerëzor”, tha ai.

Pas ngjarjes e cila gjeti një vend të gjerë në shtyp, komisioni i rajonit për rindërtimin ka vendosur të rishqyrtojë sërish kërkesën.

Të ngjajshme

Familjet e viktimave të Srebrenicës kujtojnë momentet e fundit me të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

Deklaratë nga Bashkësia Islame

Kushtrim Guraj

Turqia e kthen Aya Sofyan nga muze në xhami

Kushtrim Guraj

Viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës u përcollën me lutje nga Sarajeva

Kushtrim Guraj

Turqia dhe OBSH firmosin marrëveshje për hapjen e zyrës në Stamboll

Kushtrim Guraj

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Dugolli lëvdata masave të Turqisë kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

Mbi 12 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

Kushtrim Guraj

LAJMI I FUNDIT: 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kushtrim Guraj

Familjet e viktimave të Srebrenicës, pas 25 vitesh do t’i varrosin të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU