DISPOZITA E AGJÊRIMIT TË ATIJ QË KONSUMON ALKOOL NË NËTËT E RAMAZANIT!
Pyetje:
U sprovua dikush prej muslimanëve më pirjen e alkoolit në netët e ramazanit, a i pranohet të tillit agjërimi i ditës, duke e ditur se ai vetëm pas iftarit konsumon alkool?
Përgjigje;
Konsumimi i alkoolit llogaritet prej mëkateve të mëdha.
Allahu i madhëruar, thotë;
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنْصَابُ وَالْأَزْلَامُ رِجْسٌ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَنْ يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَعَنِ الصَّلَاةِ ۖ فَهَلْ أَنْتُمْ مُنْتَهُونَ
” O besimtarë!
Me të vërtetë, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujet dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit.
Pra, për të shpëtuar, largohuni nga këto!
Me të vërtetë, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz dëshiron që të fusë në mes jush armiqësi dhe urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerjen e namazit.
Prandaj, a doni të shmangeni?
(Shmanguni ju nga këto vepra të këqia)!
(El Maide; 90-91).
Pirja apo konsumimi i alkoolit në ramazan ose jashta ramazanit është i ndaluar, meqenëse konsumimi i tij në ramazan është mëkat më i rëndë.
Konsumuesi i alkoolit duhet të pendohet tek Allahu, të largohet nga pirja e alkoolit dhe të ndihet keq nga ky veprim dhe të vendos që mos t’i kthehet prijes së alkoolit qoftë nê ramazan apo edhe jashta ramazanit.
Ndërsa, agjërimi i tij është i saktë, nëse gjatë ditës nuk konsumon ushqim, pije, ose largohet nga t’gjitha gjërat që e prishin agjërimin prej agimit të dytë në mëngjes deri në perëndimin e diellit ne nijet që agjërimi i tij të jetë për hir të Allahut.
Komisioni i përhershëm i fetvave
nga arabishtja;
Suad Shabani
11.06.2016