DISPOZITA E MËSIMDHËNIES NË SHKOLLAT E PËRZIERA ME MESHKUJ DHE FEMRA!

DISPOZITA E MËSIMDHËNIES NË SHKOLLAT E PËRZIERA ME MESHKUJ DHE FEMRA!

Pyetje:
A hynë në mëkat profesori i cili punon në shkollat në të cilat ka përzierjes mes meshkujve dhe femrave, apo në shkollat në të cilat ka vetëm femra, mirëpo ato femra veçse kanë hyrë në moshën madhore, njashtu edhe shikimi i tyre a hynë në mëkat apo jo !?

Përgjigje:
Obligohet burri(në të gjitha rastet) ta largojë shikimin e tij nga femrat.

Ngase, Allahu i Madhëruar ka thënë:
قُلْ لِلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَزْكَىٰ لَهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا يَصْنَعُونَ.
” Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta.
Me të vërtetë, Allahu është i dijshëm për atë që punojnë ata.”
(Nurë: 30).

Transmetohet nga Xherir Abdilah, radijAllahu anhu, i cili thotë:
” E pyeta pejgamberin, alejhi selam, për shikimin e femrës(pa qëllim) njê herë(shikim i rastësishëm gjatë rrugës):
Pejgamberi, alejhi selam, tha:
Largoje dhe ule shikimin(mos e paso me shikim të dytë të qëllimshëm).”
(Shënuan: Muslimi dhe Ebu Davudi).

Nuk lejohet përzierja mes meshkujve dhe femrave gjatë marrjes së diturisë, ngase kjo është njëra nga çështjet kryesore e cila futë sherrin dhe të keqen në mesin e tyre.

Komisioni i përhershëm i fetvave.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani

11.03.2015