DISPOZITA E TË FOLURIT PËR DORE NUSËS SË VLLAUT!

DISPOZITA E TË FOLURIT PËR DORE NUSËS SË VLLAUT!

Pyetje:
A lejohet t’i folë për dore vëllai nusës së vëllait të tij duke mos qenë i vetmuar me të, por karshi motrave të saja apo prindërve të saj, zakonisht ndodhin këto gjëra nëpër festa të ndryshme( të bajrameve apo fejesa e martesa)?

Përgjigje:
Nuk i lejohet muslimanit t’i folê për dore nusës së vëllait të tij, ose nusês sê djalit mixhes ose nusês së djalit të axhês ose nusês sê djalit tezês, hallës, etj.
Asnjërës nga këto nuk lejohet t’i fol për dore, ngase nuk llogaritet mahrem i tyre.

Vëllai nuk është mahrem i nusës së vêllait të tij, daja nuk është mahrem i nusës sê djalit të motrës së tij, mixha nuk është mahrem i nusës sê djalit të vëllait të tij, e kêshtu me radhë.(të gjithë këta nuk janë mahrem dhe nuk u lejohet t’i folin për dore grave që u cekën).

Pejgamberi alejhi selam, ka thênë: ” Unê nuk i flasë grave(qê nuk jam mahrem për to) për dore.”

Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë:
” Pasha Allahun, dora e pejgamberit alejhi selam, kurrë nuk ka prek dorën e grave(që nuk i ka mahrem).”

Ngase të folurit për dore zakonisht është urë lidhëse e zhvillimit dhe përhapjes sê fitnes.

Kurse, lejohet t’i folësh për dore atyre femrave që i ke mahrem, sikur:
Motrës, gruasë së djalit, gruasë së babasë(nêse baba ka më shumë se një grua), hallës, tezës, etj.

Vetëm prej Allahut vjen suksesi.

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
23.03.2015