Rtv Pendimi
Artikuj Lajme

~ Dita e madhe e Arafatit … Një ditë si kjo ~

~ Dita e madhe e Arafatit … Një ditë si kjo ~

Një prej emrave të bukur të Allahut të Lartësuar është ‘el Hakiim’ që don të thotë ‘i Urti’ dhe Ai me urtësinë e Tij ka veçuar nga krijesat e Tij disa nga të tjerët dhe i ka favorizuar mbi të tjerët. ” Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh…” (Kur’an 28;68 )

Nga njerëzit p.sh. i ka veçuar Pejgamberët dhe prej tyre ‘Ulul Azmin’ e pastaj prej tyre të Dërguarin tonë Muhammedin (sal-Allahu alejhi we sel-lem.) Nga vendet i ka veçuar me vlerë dy haremet, Mekkën dhe Medinën e nga muajt e ka veçuar në vlerë dhe pozitë mbi gjith muajt muajin e bekuar të Ramazanit dhe në të e ka vendosur natën më të madhe dhe më me peshë të vitit e quajtur ‘ Nata e Kadrit’. Ndërsa nga ditët (për nga tërë viti) Allahu me urtësinë e Tij e ka zgjedhur dhe veçuar ditën e nëntë të muajit dhul hixheh që është dita e Arafatit. Allahu këtë ditë e favorizoji mbi çdo ditë në vit dhe ia ngriti vlerën, rëndësinë dhe pozitën dhe caktoi që të përkryje mu në këtë ditë edhe fenë e Tij të pastërt. Umeri (radij Allahu anhu) tregon:” Një njeri nga jehudët tha:” O prijës i besimtarëve, një ajet gjindet në librin tuaj që e lexoni,sikur të ket zbritur mbi ne jehudët, do t’a merrnim atë ditë për festë” “Cili ajet ?” Tha:

} الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا {

{…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…} (Pjesë e ajetit 3 të surës Maideh)

Umeri ( radij Allahu anhu ) tha: ” Ne me të vërtetë e dijmë atë ditë në të cilën i zbriti ky ajet të Dërguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem). Ai ishte në këmbë në ditën e arafatit në ditën e xhuma (e premte)”

Në këtë ditë Allahu (subhanehu we teala) zbret në qiellin e dunjas, ashtu si i përket madhështisë së Tij dhe krenohet para engjujve. Në këtë ditë lirohen më së shumti robër nga xhehennemi. Transmetohet nga Aisha (radij Allahu anha) se i Dërguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) ka thënë:” Nuk ka ditë ku më së shumti Allahu liron robër nga zjarri se sa në ditën e Arafatit. Ai e zbret mirësinë dhe mëshirën e Tij (sipas dijetarit Mubarekfuri, dhe është vërtetuar poashtu që Allahu subhaneh, ashtu si i përket madheshtisë së Tij, zbret në këtë ditë të veçantë) dhe pastaj krenohet para Engjujve dhe thotë:” çka dëshirojnë ata” [ Shënon Muslimi]

Dita e Arafatit është prej ditëve të dhul hixhës (e nënta ditë) në të cilat është betuar Allahu dhe si rrjedhojë çdo mirësi që i përket ditëve të dhul hixhës padyshim se vlejnë edhe për këtë ditë si p.sh. këto në hadithin vijues që shënon Darimiu në sunenin e tij:” :” Nuk ka vepër më të pastërt tek Allahu (az-ze we xhel-l) e as me shpërblim më të madh për çfarëdo të mire të ket bërë se sa në dhjetëshin e kurbanit (10 ditët e dhul hixhes)”

Thanë: “O i Dërguari i Allahut, as lufta në rrugën e Allahut?”

Tha (sal-Allahu alejhi we sel-lem) :” As lufta në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me vetën e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre!”

Dita e Arafatit është dita kryesore dhe më e rëndësishmë e shtyllës së pestë të Islamit ‘Haxhit’. Është vërtetuar se i Dërguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) ka thënë: “Haxhi është Arafat”

Agjërimi në këtë ditë

Agjërimi në këtë ditë është sunnet i fortë dhe ka shpërblim gjigant, ai i shlyen gjunahet e dy vitëve me lejen e Allahut.

Transmetohet nga Ebu Katadeh ( radij Allahu anhu) të ket thënë:” Është pyetur i Dërguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) për agjërimin e ditës së Arafatit, e ai (sal-Allahu alejhi ëe sel-lem) ka thënë:

“Ai i fshinë (veprat e këqija) të vitit të kaluar dhe atij që ka mbetë ” [Shënon Muslimi] Ndërsa me një transmetim tjetër thuhet:” Llogaris tek Allahu që ti shlyej mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”

(Shënon Muslimi)

Cilën lutje t’a shpeshtojmë në këtë ditë?

Transmetohet nga Amr ibn Shuajb e ai nga babai i tij i cili transmeton nga gjyshi i tij se i Dërguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) ka thënë:” Lutja më e mirë është lutja e ditës së Arafatit, dhe lutja më e mirë që kam thënë un dhe të dërguarit para meje ”LA ilahe il-la Allahu wahdehu la sheriike leh,lehul mulku we lehul hamdu we huwe ala kul-li shj’in kadiir”

“لا إله إلا الله وحده لا شريك له له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير”

)Shqip: Nuk ka Zot (që meriton adhurimin me të drejtë) përveç Allahut, i vetëm pa rival, Atij i takon sundimi dhe Atij i takon falëndërimi dhe lavdërimi, dhe Ai është i plotëfuqishëm për çdo gjë) [ Shënon Tirmidhiu dhe dijetari Albani e klasifikon si hadith hasen/të mirë në “Sahih et Terghib”]

Lusim Allahun të n’a mundësoj që të përfitojmë nga kjo ditë madhështore dhe lusim Atë të n’a udhëzoj në vepra të mira me të cilat është i kënaqur Ai (subhanehu we teala). Vetëm Atij i takon falëndërimi dhe lavdërimi!

Allahu dhuron suksesin!

Përgatiti: Hoxhë Ardian Elezi

Të ngjajshme

Merkel: Marrëveshja e Brexit është ende e mundshme të ndodhë

Urim Isma

FMN parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut deri në 3.2 përqind

Urim Isma

Specialja intensifikon punën, paralajmërohen arrestime

Urim Isma

Riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë azilkërkues në Francë, Belgjikë e Gjermani

Urim Isma

Fillon Forumi Botëror për Veprim Humanitar në Stamboll

Urim Isma

Turqia reagim ndaj shteteve evropiane në lidhje me organizatën terroriste PKK

Urim Isma

PKK vazhdon të jetë grupi terrorist i preferuar i Evropës

Urim Isma

Franca nuk ndryshon qëndrim, është shumë herët për të filluar bisedimet për hapje të negociatave me vendet e Ballkanit

Urim Isma

60% e shqiptarëve nuk dinë gjuhë të dytë, në Kosovë statistika po konsiderohet jo reale

Urim Isma