
DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, TË DIELËN MË 30 MARS 2025
NJOFTIM PËR OPINION
DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, TË DIELËN MË 30 MARS 2025
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025.
Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025.
Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës.
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, të cilit do t’i prijë Vedat ef. Sahiti – kryeimami i BIK-ut.
Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 30 mars 2025, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër Bajramit!