Rtv Pendimi

DJALOSHI QË E FILLOI NAMAZIN NË MOSHËN SHTATË VJEÇARE

Rrëfehet për një francez, që ishte bërë mysliman, se e kishte një djalë gjashtë vjeçar. Ditën kur i mbushi të shtatat, prindi i thirri shokët e të birit në shtëpi pa mos i treguar paraprakisht të birit. Kur i erdhën shokët në shtëpi, i biri u habit. Nuk e dinte se ajo ditë ishte dita që i mbush të shtatat. E pyeti prindin dhe i tha:
– Pse shtëpia është stërmbushur me shokët e mi?
Prindi u përgjigj:
– Biri im, sot është dita kur i arrite të shtatat. Ky vit është viti kur ti do të fillosh ta falësh namazin, me lejen e Allahut! Kjo ditë është dita e parë që do të fillosh me namaz. Për këtë arsye edhe të erdhën shokët, të të urojnë për këtë mirësi të madhe e cila është para teje.
I biri u emocionua shumë nga këto fjalë dhe nga kjo pamje, derisa thellë në zemrën e tij depërtoi një dashuri e madhe për namazin.
Tash i biri është trembëdhjetë vjeçar. Prej asaj dite kur i mbushi të shtatat nuk e la asnjë namaz obligator.
Sa metodë të mirë që përdori prindi për fëmijën dhe arriti t’ia mbjellë dashurinë ndaj namazit në atë moshë të re!
E jona si mysliman mbetet të përdorim metoda të ndryshme që t’ua mbjellim fëmijëve tanë namazin në zemrat e tyre dhe ato metoda t’i përdorim me urtësi, butësi dhe mençuri!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME