Offline

DO TË VIJË DITA KUR DO TË JESH OFFLINE (I SHKYÇUR)

Do të vijë një ditë kur të gjithë do të shikojnë në emrin tënd dhe atë do ta gjejnë: Offline (i shkyçur).

Të dashurit e tu të presin të të takojnë, po ti nuk do të shkosh.

Do të të dërgojnë mesazhe në postën tënde, po ti nuk do t’u përgjigjesh.

Të presin me orë të tëra nëpër rrjete sociale, mirëpo ti, thjesht nuk u përgjigjesh.

Statusi yt gjithë është: Offline (i shkyçur).

Atë ditë do të ndërpriten të gjitha aktivitetet e tua në një numër të caktuar, sepse ti je larguar nga kjo dynja.

S’do të kesh mundësi të përgjigjesh në asnjë thirrje apo të komentosh në asnjë status.

Madje, s’do të kesh mundësi të përmirësosh gjë apo të kërkosh falje për atë që e bëre një ditë prej ditëve dhe tjetrit i bëre padrejtësi.

Ti nuk do të jesh me ne, ti je atje, në një gropë të ngushtë.

Pa shokë, i vetëm, i mjerë.

Ndoshta pendohesh për veprat që të ikën apo ndoshta ato të shoqërojnë.

Ike nga ne dhe nuk na mbeti gjë nga ti, përveç asaj që e shkruan duart e tua.

Prandaj, ki kujdes që shkrimet e tua të jenë vepra të mira dhe të vazhdueshme për ty në varr.

Çdo njeri do të llogaritet për veprat e tij.

Shpejto tani të ndryshosh dhe të përmirësohesh, sepse shumë thjesht, tani je: Online (i kyçur).

Nga arabishtja: Irfan JAHIU