Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Mirësjellja - Edukata fetare

Dobi e rrallë nga një reflektim i jetës së një dijetari

Muslim Shop

Thirrje madhështore për sinqeritet: Dobi e rrallë nga një reflektim i jetës së një dijetari

Shejh Ali Tantavi

“…Me të vërtetë tash jam duke menduar; çka kam ofruar për ahiretin (amshueshmërinë) tim në këto vite të gjata? Me çka i bëra dobi njerëzve?

Deri tash, prej asaj që kam shkruar, janë botuar më shumë se 14 000 faqe, e ajo që nuk është botuar është edhe më shum.

Kam dhënë mësim në shkolla që nga viti 1945. Pra 60 vite janë bërë. Kam filluar mësimdhënien para se të përfundoj mësimet e mija. Kam dhënë mësim në të gjitha nivelet e ulta deri te shkolla e mesme, pastaj edhe në ato të mesme e poashtu në Univerzitete dhe në degat e ndryshme të drejtimeve postdiplomike, në Sham, në Irak, në Liban, në Rijad (Arabia Saudite) dhe në Mekke. I kam dhënë mësim djemve dhe vajzave, pleqëve dhe plakave. Kam mbajtur ligjerata në seminare, derse nëpër xhamija dhe fjalime nëpër demostrata dhe nëpër rrugë. Vetëm Allahu e din sasinë e tyre.

Kam marrë pjesë në vendimin e rregullave dhe metodologjive të medresave (shkollave islame).

E ÇKA më mbeti mua nga gjithë kjo tash??

Nëqoftëse vepra ime ka qenë vetëm për dunja, atëherë nuk paska mbet gjë!
Pasurinë të cilën m’a ofruan është shpenzuar dhe harxhuar. Mirënjohja të cilën shpresova nga njerëzit u harrua dhe shkoi, e kështu qenka puna për dunja.

E nëse ka qenë diçka prej asaj vepre vetëm për Allahun, në të cilën kam rregulluar nijetin, me zemër të pastërt me të cilën është patur qëllim Allahu dhe ahireti, (pra nëse ka qenë vepra e sinqertë) vetëm kjo do të mbetë tek Allahu dhe do të mbetet shpërblimi deri në ahiret…”

Nga libri: “ذكريات علي الطنطاوي / Kujtimet e Ali Tantavit”, vëllimi 5, fq 191

{ Dijetari Ali Tantavi rahimehullah, një edukues dhe fekih i shquar nga Sirija. Jetoi plotësisht 90 vite, 1909-1999.
Allahu e shpërbleftë me xhennet për kontributin e tij të madh në fushën e davetit dhe ia faltë gabimet! Amin! (Shënim nga Përkthyesi) }

Nga arabishtja: Ardian Elezi

Të ngjajshme

TI JE AI QË VENDOS SE A DO TË NDRYSHOSH

Irfan Jahiu

SHTËPI NË SHITJE A KA KUSH E BLEN ?!

Irfan Jahiu

DHJETË DITËT E DHULHIXHES 

Irfan Jahiu

MOS E HARRO KËTË RREGULL NË JETË

Irfan Jahiu

DISA VEPRA QË I SHLYEJNË MËKATET

Irfan Jahiu

E BUKUR ËSHTË DASHURIA, ATËHERË KUR E GJEN ATË QË E MERITON

Irfan Jahiu

E DREJTA E ÇDO NJERIU ËSHTË TË ËNDËRROJË DHE TË SHPRESOJË

Irfan Jahiu

PËR KËTË PERSON IA VLEN TË LUFTOSH

Irfan Jahiu

THYERJA E ZEMRËS ËSHTË MË E RËNDË SESA AJO E ESHTRAVE

Irfan Jahiu