Gjëja më madhështore që e mbron zemrën e njeriut është dhikri, përmendja e Allahut të Madhëruar. Kush e ushtron gjuhën e tij me dhikër, e ruan atë nga e pavërteta dhe e kota. E, kush e lag gjuhën e tij me të pavërtetën, të kotën dhe të turpshmen, i thahet gjuha nga dhikri.
Prej dobive të dhikrit të Allahut të Madhëruar janë:
Allahu i Madhëruar thotë: “Me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”[1]
Mexhliset e dhikrit janë mexhlise melaikesh, ndërsa mexhliset e kota dhe të pakujdesisë janë mexhlise të Iblisit.
- Dhikri i jep fytyrës shkëlqim në këtë botë dhe dritë në botën tjetër.
- Është siguri nga dyfaqësia, ngase hipokritët e përmendin shumë pak Allahun.
- Është ushqim për zemrën dhe shpirtin.
- Dhikri i shpeshtë largon nga përgojimi, mbartja e fjalëve, gënjeshtra, gjërat e fëlliqura dhe ato të kota.
- E bën njeriun të lumtur.
- Është fidani i xhenetit.
- Bën pjesë në ibadetet më të lehta, por më madhështore dhe nga më të mirat.
- Ka një kënaqësi të veçantë në mesin e të gjitha veprave të tjera, që nuk i përngjan asgjë.
- Largon Iblisin dhe e shpërfill atë.
Thotë i dashuri ynë sal-lallahu alejhi ue selem: “Kush thotë ‘subhanallah ue bihamdihi’ 100 herë në ditë, i fshihen gabimet (mëkatet), edhe në qoftë se janë sa shkuma e detit.”
- Dhikri shlyen gabimet (mëkatet) ngase është nga veprat më të mira e të mirat i shlyejnë të këqijat.
- Sjell riskun (furnizimin).
- Ndriçon fytyrën dhe zemrën.
- Forcon zemrën dhe trupin.
- Kënaq Mëshiruesin, Allahun.
- Mbjell afërsinë me Allahun e Madhëruar.
- Hap derën madhështore prej dyerve të njohjes së Allahut. Kur njeriu e shton dhikrin, i shtohet kjo njohje.
- Mundëson kthimin tek Allahu i Madhëruar.
- I jep jetë zemrës.
- Po që se Allahu i Madhëruar përmendet nga robi i Tij kur është në gjendje të rehatshme, Allahu do ta përmendë atë kur është në gjendje të vështirë.
- Dhikri është shpëtues nga dënimi i Allahut.
- Është shkaktar për sjelljen e qetësisë, të mëshirës dhe afron melaiket.
- Është dritë për njeriun në këtë botë, në varr, në botën tjetër, me të e kalon rrugën e Siratit. Nuk ka diçka që i ndriçon zemrat dhe varret më mirë sesa dhikri.
- E zgjon zemrën nga gjumi.
- Është i barabartë me lirimin e robit, shpenzimin e parave për hir të Allahut dhe xhihadin.
- Është maja e falënderimit.
- Është shërim i zemrës dhe ilaç i saj.
- Melaiket kërkojnë falje për atë që bën dhikër ashtu si bëjnë për të penduarin.
- Dhikri është më i mirë sesa duaja.
- Zemra forcohet dhe vetëm dhikri mund ta zbusë.
Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Kur të falni namazin, filloni me falënderim të Allahut e pastaj lartësojeni Atë, dërgoni salavate mbi Pejgamberin e më pas bëni dua çfarë të doni.”[2]
- Dhikri e lehtëson të vështirën dhe realizon të mundimshmen.
- I sjell robit besnikëri në raport me Krijuesin e tij.
- Katet e xhenetit ndërtohen me dhikër, kur robi e ndërpret dhikrin, melaiket e ndërpresin ndërtimin.
- Dhikri është mur (pengesë) mes njeriut dhe xhehenemit.
Nga libri “Elvabilu esajb”
Përshtati: Rashit Zylfiu