Dobitë e kungullit

 

Kungulli është një produkt pak kalorik dhe shume interesant si për personat mbipeshe ashtu dhe per gjithe te tjeret. Ai është i pasur me kalium, por dhe sasia e hekurit dhe magnezit nuk është për t’u neglizhuar. Lëkura e tij përmban shume beta karoten.

Një tjetër e mire e kungullit është aftësia antioksiduese. Farat mund te përdoren për te luftuar sëmundjet e veshkave apo prostatin.

Kungulli përmirëson edhe tretjen. Fibrat qe ka ai përforcohen edhe me shume nga manitoli, një sheqer laksativ. Meqenëse shpesh konsumohet i pjekur ose i ziere, fibrat e tij nuk shkatërrohen.

Kungulli na ndihmon te kemi një lëkurë edhe me te bukur. Pas karotës dhe spinaqit, kungulli është një nga produktet me me shume vitamine A (2mg/100gr) e cila është e nevojshme për t’i dhënë me shume shkëlqim fytyrës.  Sa me portokalli te jete ngjyra e lëkurës aq me e pasur është ajo.

Kungulli është edhe një aleat kundër kolesterolit. Pektinat qe përmban tuli i kungullit ngadalësojnë kalimin e sheqerit ne gjak. Ato gjithashtu ndalojnë pjesërisht depërtimin e kolesterolit dhe ulin edhe përthithjen e tij nga organizmi./shendeti.in/