Dobitë nga mjedra dhe manaferra

Mjedra është burim i pasur i vitaminës C dhe manganit; mbështet funksionet e sistemit imunitar dhe mbron indet e organizmit. Është i njohur si frutë me indeks glicemik të ulët, çka bën që konsumi i mjedrës të ketë impakt shumë të vogël mbi nivelin e glukozës në gjak.

Manaferra përmban sasi të larta të fitoestrogjeneve, çka ndihmon në lehtësimin e simpromave të sindromit paramenstrual dhe menopauzës. Ngjyra e errët i dedikohet përmbajtjes së pigmenteve antocianine (anthocyanin) që kanë efekt në nxitjen e një përgjigje inflamatore të shëndetshme.