Rtv Pendimi

Doktori Glyne shpjegon gjithçka që duhet të dini rreth sulmit në zemër

Në shoqërinë tonë ne jemi të paralajmëruar për shkaktarët e sulmeve në zemër dhe për rreziqet e saj, mirëpo çfarë në të vërtetë është një sulm në zemër?

Prandaj, meqë ne me të vërtetë nuk i dimë detajet dhe ndjesitë e të pasurit një sulm në zemër, Doktor Glyne ka marrë iniciativën që të na tregoj me hollësi që të gjitha.

Çfarë është sulmi në zemër?

Një sulm në zemër ndodhë kur shfaqet një bllokadë e papritur, e cila zakonisht ndodhë për shkak të trashjes së gjakut, në një nga arteriet të cilat e furnizojnë muskulin e zemrës me oksigjen.

Si e din nëse je duke përjetuar sulm në zemër, si ndihesh?

Dikush që është duke përjetuar sulm në zemër zakonisht përjeton dhimbje të vazhdueshme në qendër ose në anën e majtë të gjoksit, e cila mund të shpërndahet deri tek nofulla apo dora e majtë.

Ata gjithashtu mund të kenë edhe marramendje, fytyra mund të ju zbehet dhe do të kenë probleme me frymëmarrje.

Çfarë e shkakton një sulm në zemër?

Pirja e duhanit, pirja e alkoolit, mos aktiviteti fizik, dieta rigoroze si dhe mbipesha janë shkaktarët kryesor që ndikojnë në rritjen e rrezikut për të pësuar një sulm në zemër.

Këto gjithashtu ndikojnë edhe në rritjen e shtypjes së gjakut, kolestorolin e lartë si dhe diabetin.

Çfarë duhet të bëni për ta zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër …

Për ta zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër ju duhet ta mbani peshën mesatare, të hiqni dorë nga duhani, ta kufizoni sasinë e alkoolit të cilën e konsumoni, si dhe të hani ushqime me shumë fibra dhe me pak yndyrë.

Gjithashtu edhe nëse ushtroni të paktën 30 minuta 5 herë në javë do të përfitoni shumë. /Lajmi.net

TË NGJAJSHME