Dr . Gëzim Kelmendi

Dr.Gëzim Kelmendi ka lindur me 8 Nëntor të vitit 1979, në qytetin e Pejës.

Dr.Gëzim Kelmendi rrjedh nga një familje intelektuale.

Babai, nëna dhe halla e tij që të tre veteran të arsimit në qytetin e Pejës, rritën, edukuan dhe e shkolluan Gëzimin.

Dr.Gëzim Kelmendi është i martuar dhe ka dy vajza e një djalë.

Dr.Gëzim Kelmendi, shkollën fillore e përfundoi në shkollën fillore “8 Marsi” në Pejë.
Shkollën e mesme e përfundoi në shkollën e mesme të Mjekësisë, dega e Stomatologjisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë.

Në vitin 2006 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Aktualisht është duke vazhduar Specializimin në Kirurgjinë Maksillofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Dr.Gëzim Kelmendi është njohës i tri gjuhëve te huaja:
gjuhës angleze, gjuhës turke dhe gjuhës serbe.

Dr.Gëzim Kelmendi ka edhe përvojë gjashtë (6) vjecare në fushën ndërkombëtare të farmacisë duke punuar edhe si përfaqësues mjekësor në kompani farmaceutike ndërkombëtare.

Një vit ka punuar si “Përfaqësues Mjekësor” në kompaninë Farmaceutike Turko – Shqiptare “Altupharma”.
Ndërsa pesë vite ka punuar si “Përfaqësues Mjekësor” në kompaninë Farmaceutike Gjermano – Italiane  “Berlin Chemie – Menarini”.

Aktualisht, Dr.Gëzim Kelmendi punon në Klinikën Stomatologjike private të tij “DENTINA” në Pejë.

Aktiviteti politik
Dr.Gëzim Kelmendi është që dy mandate Deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në mandatin e parë 2010 – 2014, Dr.Gëzim Kelmendi si Deputet i Kuvendit të Kosovës ka qenë pjesë e dy komisioneve dhe një nënkomisioni parlamentar :

  • Komisioni për Shëndetësi,
  • Komisioni për Legjistacion dhe
  • Nën Komisioni për Imunitete dhe Mandate.

Në këtë mandat parlamentar Dr.Gëzim Kelmendi është Deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, pasi që në muajin Shtator të vitit 2014 është ndarë nga Grupi Parlamentar, ndërsa në muajin Mars të këtij viti ndahet edhe nga ish subjekti i vjetër politik.

Arsyet e ndarjes kanë qenë të shumta, por ato kryesoret kanë qenë: shkelja e marrëveshjeve, shkelja e parimeve për interesa përsonale dhe lakmitë për pushtet.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Dr.Gëzim Kelmendi vazhdon të jetë Deputet i pavarur, duke mos qenë pjesë e asnjë koalicioni politik dhe asnjë komisioni parlamentar.

Në Prill të vitit  2015,  Dr.Gëzim Kelmendi sëbashku me 6 themelues të tjerë themelojnë Partinë Politike  “FJALA” si parti e qendrës së djathtë konservatore, e cila Parti me 12 Qershor regjistrohet edhe zyrtarisht nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës.

Me 13 Shtator 2015 kjo Parti e mbajti Kuvendin e parë zgjedhor, ku zgjodhi Kryetarin e saj Deputetin e Republikës së Kosovës Dr.Gëzim Kelmendin.