Sot, më 10 dhe nesër më 11 Tetor 2018, në Zagreb të Kroacisë, në Hotel “Sheraton” është duke u mbajë KONGRESI I PARË KROAT I DIAGNOSTIKËS ULTRASONOGRAFIKE NË GJINEKOLOGJI DHE PERINATOLOGJI. Në këtë eveniment shkencor, nga organizatoret e Kongresit si ligjërues i ftuar është ftuar edhe Prof. dr. Sc. Selami Sylejmani, shkruan Opoja.net.
Ai para 4 ore mbajti ligjëratën me titull DIAGNOSTIKIMI I ANOMALIVE TË LINDURA FETALE NË TREMUJORIN E PARË DHE TË DYTË TË SHTATZËNISË me të cilën e përfaqësoj Kosovën.
Kjo ligjëratë u ndoq nga 250 pjesëmarrës, gjinekolog nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Turqia dhe Gjermania.
Në fund të prezantimit, për punimin dhe personalitetin e Prof. Selamiut foli Prof. dr. Sc. ASIM KURJAK, doajen i gjinekologjisë kroate dhe botërore. Ai në mes tjerash thotë: “Prof. Selamiun e njoh më shumë se 30 vite, kjo ligjëratë që na e prezantoi sot, është e nivelit botëror. Ajo mund të mbahet në cilindo vend të botës. E përgëzoj Prof. Selamiun. Ai na tregoji se si një shtet kaq i vogël dhe në ç’fare kushte ekonomike është, të na sjell ligjërues të këtij niveli. Ai me këtë ligjëratë është shembull edhe për gjinekologet e Kroacisë”.
Prof. Selamiu mori përgëzime nga të gjithë të pranishmit dhe fitoji simpatinë e tyre. Ky është një lajmë dhe mirënjohje për shëndetësinë e shtetit Kosovës. /Opoja.net/