Imami Shefqet Krasniqi është infektuar me coronavirus, ndërsa është shtruar në Klinikën Infektive dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Këtë e konfirmuan për Telegrafin nga Zyra për medie e QKUK-së.
“Zyra për medie e QKUK ju konfirmon se është i shtrirë ne Klinikën Infektive. Gjendja shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigje.
Se imami Krasniqi ka probleme shëndetësore është konfirmuar nga faqja e tij zyrtare në Facebook.
“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi.