Rtv Pendimi

Dredhëza shëron shumë sëmundje

Tani sapo ka filluar sezoni i dredhëzës dhe përveç që mund të kënaqeni me shijen e saj të jashtëzakonshme, ju mund t’i kontribuoni edhe shëndetit tuaj. Dredhëza është një frutë e cila mund të përdoret, përveçse të sjellë kënaqësi në oreksin tuaj, edhe për të luftuar disa sëmundje. Konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%.

Në saje të përmbajtjes së lartë në “quercitine”, ato përbëjnë një anti-inflamator natyral. Dredhëzat përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin. Po ashtu, përmbajtja e lartë në elektrolitin kalium i bën dredhëzat zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Falë fibrave dhe ujit që përmbajnë, ndihmojnë zbutjen e feçeve, ndërsa falë indeksit glicemik të ulët, dredhëzat mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti, duke u përfshirë në menynë e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate.

TË NGJAJSHME