Drejtori i IHSI-së, Sabri ef. Bajgora, pjesë e kampanjës së UNICEF-it për vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse

Drejtori i IHSI-së, Sabri ef. Bajgora, pjesë e kampanjës së UNICEF-it për vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse

Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, mori pjesë në kampanjën globale të UNICEFI-it për vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse për Evropë dhe Azi.

Në mesazhin e tij, ai bëri thirrje për shfaqje të dashurisë ndaj fëmijëve, duke u kujdesur më shumë për shëndetin dhe të ardhmen e tyre.

“Prindër të dashur! Shfaqeni dashurinë ndaj fëmijëve tuaj duke u kujdesur për shëndetin dhe të ardhmen e tyre. Duke i vaksinuar, ju do t’i ruani dhe do t’i mbroni ata nga shumë sëmundje. Mos hezitoni, vaksinoni ata, sepse kjo mbi të gjitha është amanet dhe vepër fisnike” – thuhet ndër të tjera në mesazhin e drejtorit Bajgora.