Drejtori Simnica priti në takim Xhabir Shalën

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, si dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, pritën në takim Xhabir Shalën anëtar i Kryesisë së xhamisë Frauenfeld të Zvcirës.

Drejtori Siminca dhe drejtori Bagora falënderuan z. Shalën dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Drejtori Simnica shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Nga ana e tij, z. Shala me këtë rast uroi Sabri ef. Bajgorën për detyrën e re si drejtor Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, duke e lutur zotin që t’i jap shëndet dhe suksese në amanetin e ri, dhe po ashtu u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës në veçanti të Zvicrës Ai po ashtu në këtë takim dorëzoi edhe parat e mbledhura për vitra dhe zekat, e që me këtë rast, drejtori Simnica ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë.