Dubai prezantoi testin e parë të një taksie fluturues elektrik pa shofer. Fjala është për një dron i cili funksionon në principin e Uberit.
Me këtë gjë, Emiratet e Bashkuara Arabe dëshirojnë të bëhen pioniere në transportin futuristik.
Në vozitjen e parë, nuk kishte pasagjerë, ndërsa u përdor një prototip fluturues taksi. Ajo ka pamjen e një kabine helikopteri me dy ulëse, ndërsa mund të fluturoj 30 min. Dhe shpejtësi 100 km. në orë.
Për shkak të qëllimit për të vepruar pa telekomandë dhe me një kohë maksimale fluturimi prej 30 minutash, në rast të ndonjë problemi, fluturakja është e furnizuar me bateri rezervë, rotor dhe disa parashuta.
“Ne u prezantojmë fakte, jo vizione,” tha Aleksandër Zosel, bashkëpronar i një kompanie gjermane e cila e bëri këtë taksi.
Dubai planifikon të sjellë një mjet të ri në rrjetin transportues, të metrove, autobusëve dhe tramvajeve.
Pasagjerët do të keni mundësi ta ndjekin udhëtimin me këtë taksi përmes aplikacionit telefonik.