Rtv Pendimi
Të ndryshme

Duaja e namazit te nates…

 

Duaja e namazit te nates…

O Zoti yne! Na udhezo e na bashko me ata njerez qe i udhezove, na fal neve e na bej bashke me ata njerez qe i meshirove, na merr ne perkujdejse bashke me ata njerez ndaj te cileve perkujdesje tregove, na jep begati te ajo qe na dhurove. Me meshiren Tende mbrona dhe largoje prej nesh ate te keqe qe caktove.
Ti gjykon me te drejte e askush smund te vendose mbi ate qe Ti gjykove.
Nuk mund te jete kurre i forte ai qe Ti e poshterove, nuk do te poshterohet kurre ai qe Ti e ndihmove. U bekofte emri Yt dhe u lartesove.Ty te takon lavdia qe na udhezove, Ty te takon falenderimi per ato qe na dhurove.

O Zot yne! Na dhuro neve friken per Ty qe te largosh mes nesh dhe gjynaheve tona.
Na jep neve nenshtrimin ndaj Teje qe te na çosh deri ne xhennetin Tend.
Na jep neve bindjen ne Ty qe te na i lehtesosh sprovat dhe fatkeqesite e dynjase.

Na jep mundesi o Zot qe ta shijojme degjimin tone, shikimin tone, forcat tona, pergjithmone, deri ne diten e fundit te jetes sone. Zemerimin tone beje vetem ndaj atyre qe na kane bere padrejtesi, na ndihmo o Zot ndaj atyre qe ndaj nesh kane shfaqur armiqesi.

O Zoti yne! Mos na e bej sproven tone ne fene dhe besimin tone, mos e bej dynjane tone me te madhin shqetesimin tone, na ndihmo qe ajo te mos jete as kufiri i dijes sone e as caku i fundit i kerkeses sone. Mos e bej o Zot xhehennemin perfundimin tone, por Xhennetin o Zot, beje vendbanimin dhe qendrimin tone.

O Zoti im! Ma rregullo fene time qe eshte me kryesorja e çeshtjes sime, ma rregullo dynjane time ne te cilen eshte jetesa ime, ma rregullo Ahiretin tim te i cili eshte e ardhmja ime. Jeten time beje mundesi per cdo miresi dhe vdekjen time beje shpetim nga çdo e keqe dhe ligesi.

O Zoti yne! Na mundeso neve kryerjen e te mirave, braktisjen e te keqijave dhe dashurine ndaj te varferve. Kurdo qe ke vendosur ta sprovosh nje popull, na merr neve e na largo te pasrovuar e te paturperuar ja rabbel alemin.

O Zot! Te kerkojme Ty nje besim te plote, nje bindje te paster e te forte, nje zemer qe Ty te ka frike dhe nje gjuhe qe te permend nate e dite.

O Zoti yne! Fali gjynahet tona, mbuloji te metat tona, na e sill nga e djathta librin tone, na e bej te lehte llogarine tone, na e rendo me sevape peshoren tone, na e bej te lehte e te kalueshem siratin tone.

O Zot! Te lutemi Ty per cdo te mire, te afert apo te larget, te madhe apo te vogel nga ato qe i dime apo nuk i dime.
Te kerkojme Ty te na ruash nga cdo e keqe, e afert apo e larget, e madhe apo e vogel, nga ato qe i dime apo nuk i dime.

Zoti yne! Bashkeshortet dhe femijet tane per syte tane beji drite dhe per zemrat tona beji qetesi. Na bej prijes per njerezit Tuaj qe i dallove me devotshmeri.

O Allah! Ti je Fales, je Bujar, faljen e do shume. Me fal mua o Zot!

We sallallahu we sel-leme ala sejjidina Muhammed we ala alihi we sahbihi exhmeijn.

Shenim:
Te lutemi per njeri tjetrin, qe te na e kthejne melaiket e Zotit duke na thene: ” Edhe ty ka per te te dhene Zoti ate qe kerkove per vellane dhe motren tende 🤲…

Të ngjajshme

A të falet namazi i Bajramit nëpër shtëpia?

Kushtrim Guraj

Sadakatul Fitri dhe rregullat e tij

Kushtrim Guraj

Marrëveshja e Hudejbisë dhe çlirimi i Mekës

Kushtrim Guraj

Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?

Hevzi Hasani

Rumania, fener bashkëjetese për myslimanët në Evropën Lindore

Hevzi Hasani

O Allah, na beko me pjesën e mbetur  të Sha’banit dhe mundëso të arrijmë  Ramazanin

Kushtrim Guraj

Sprova vazhdon!

Kushtrim Guraj

Vaktiat e Ramazanit 2020

Kushtrim Guraj

Gënjeshtra larg nesh!

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU