Duart dhe këmbët ju janë të ftohta, ndërsa nuk keni probleme me qarkullimin e gjakut! Është e mundshme që vuani nga këto sëmundje!

Pasojat mund të shfaqen në pasqyrën e gjakut! Gishtat e ftohtë në duar dhe këmbë janë dukuri e shpeshtë, posaçërisht te femrat dhe nuk është e thënë të shënojnë ndonjë gjë të rëndësishme

Megjithatë, mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore.

Diabeti

Pos që ju janë shpesh duart të ftohta, ndonjëherë në shuplaka dhe shputa ndieni mpirje – këto mund të jenë shenjat e para të diabetit. Pasojat mund të shfaqen në pasqyrën e gjakut.

Gjëndra tiroide

Ngadalësimi i punës së gjëndrës tiroide çon deri te ngadalësimi i metabolizmit, mirëpo shpesh është i shoqëruar me shuplaka dhe shputa të ftohta. Lodhja, përgjumja e shpeshtë, ngadalësimi i trupit dhe i lëvizjeve dhe përballimi i dobët i temperaturave të larta janë shenja të këtij çrregullimi.

Anemia

Bashkë me gishtat e ftohtë të duarve dhe këmbëve shpesh ju kaplojnë lodhja, dhembja e kokës dhe rraskapitja – nëse ju ndodh kështu, koha është ta kontrolloni pasqyrën e gjakut, sepse ndoshta ju mungon hekuri.

Hekuri është përbërës kryesor i hemoglobinës, molekula e cila qarkullon oksigjenin në gjak dhe ia jep ngjyrën e kuqe. Ekstremitetet e ftohta mund të jenë shenjë e anemisë, përkatësisht e pagjakësisë.

Stresi

Edhe stresi mund të jetë shkaktar i duarve dhe këmbëve të ftohta. Ai shton adrenalinën e cila megjithatë ngushton damarët e gjakut dhe dobëson qarkullimin, prandaj duart dhe këmbët janë të ftohta.