Rtv Pendimi
Shëndetësi

Duhani, dy herë i dëmshëm

Personi që pi duhan dëmtohet si nga toksina që thith ashtu dhe nga toksina e tymit që nxjerr, të cilën e thith përsëri nëpërmjet ajrit.

Duhanpirësit e dinë se cigaret janë të këqija për shëndetin e tyre, por ato mund të të jetë edhe më të dëmshme në bazë të një studimi të ri.

Mjekët nga Instituti Kombëtar për kërkime në fushën e Kancerit në Itali morën në shqyrtim duhanpirës të cilët punonin në mjedise të mbyllura në sipërfaqe të vogla, si për shembull ata që punojnë nëpër kioska gazetash, lokale gjysmë të mbyllura ose të mbyllura dhe ku ajri qarkullon me vështirësi.

Shkencëtarët përdorën mostra ajri nga mjedisi i kioskave të mbyllura për të matur ekspozimin ndaj tymit të duhanit të çdo personi që punonte aty dhe pinte duhan. Ky ajër përbëhej nga tymi që ata nxirrnin nga goja pasi e kishin kaluar nëpër mushkëri, siç ndodh zakonisht gjatë procesit të pirjes së duhanit; njeriu e thith tymin dhe pastaj e nxjerr nga goja e hundët. Kjo e bën atë njëkohësisht duhanpirës dhe njëkohësisht qëndrues pranë pirësit, që është vetja e tij.

Pas përllogaritjeve, shkencëtarët arritën në përfundimin se akumulimi i tymit të nxjerrë nga personi që pi në vende gjysmë të mbyllura, është sa tymi i 3 cigareve

Shkencëtarët ripërsëriten se kjo është një arsye më shumë për t’a lënë duhanin, ose të paktën të mos pihet në hapësirat e ngushta dhe të mbyllura, të tilla si makina etj. /gazetastart/

Të ngjajshme

Assesi mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje! Mos luani me shëndetin!

Urim Isma

Benefitet e përdorimit të limonit

Kushtrim Guraj

Bukë e bardhë, e zezë apo integrale, cila është më e shëndetshme?

Urim Isma

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës dhe si ta ndaloni këtë shprehi?

Urim Isma

Specat djegës ruajnë zemrën

Urim Isma

Duart dhe këmbët ju janë të ftohta, ndërsa nuk keni probleme me qarkullimin e gjakut! Është e mundshme që vuani nga këto sëmundje!

Urim Isma

Përse fëmijët duhet të pinë qumësht shumë të yndyrshëm

Urim Isma

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Urim Isma

A keni probleme me memorien? Këto janë pesë mënyrat për të forcuar trurin

Urim Isma