Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qon edhe në vdekje.
Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.
-Pasojat e pirjes së duhanit sipas hulumtimeve të specialistëve 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeçare shkaku është pirja e duhanit.
Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.
Gratë që pinë duhan plaken 15vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan.
Pastaj, cigarja është armik i vitaminave.
Rreziku i vdekjes nga duhani është 13herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera.
Sëmundjet kronike të zemrës sëmundjet e mushkërive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin.
Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri tek ata të cilët pinë duhan është 15herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.
Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10herë më e lartë,se tek ato të cilat nuk pinë.
Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga Çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar.
-Ç’është pirja pasive e duhanit?
Pirja pasive e duhanit quhet thithja e tymit të duhanit që është përhapur rreth e përqark.
Tymi i duhanit përmban 4000 përbërës të ndryshëm kimik,shumë nga të cilët janë të dëmshëm për shëndetin e, ndërsa 50 prej tyre e shkaktojnë kancerin.
15% e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan ndërsa 85% e tij kalon në ajër.
Një njeri që nuk pinë duhan, por qëndron në një vend të mbyllur ku pihet cigare për një kohë prej katër orësh, merr një sasi nikotine që është barabartë më atë që do të merrte nëse do të kishte pirë 10 cigare.
-A e dini se?
Nëse e lini duhanin, pas njëzet minutave nga pirja e cigares së fundit e deri pas një viti trupi juaj do të ndjejë një sërë ndryshimesh të dobishme:
1. Pas 20 minutave tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperature e duarve dhe këmbëve normalizohen.
2. Pas 8 orëve përmbajtja e dioksid karbonit në gjak zbret në nivelin normal.
3. Pas 24 orëve pakësohet rreziku i krizave të zemrës.
4. Pas 48 orëve përfundimet nervore fillojnë të rriten, përmirësohet nuhatja dhe aftësia e shijimit.
5. Pas dy javëve , deri 3 muaj përmirësohet qarkullimi i gjakut, ndërsa aftësitë funksionuese rriten mbi 30%.
6. Pas një viti rreziku i sëmundjes koronare të zemrës pakësohet dy here.
-Tetë këshilla nga specialistët për ta lënë duhanin.
1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.
2. Lexoni materiale serioze , që të shpjegoni demet e cigares.
3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhani.
4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.
5. Rrini më njerëz, të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.
6. Qëndroni larg pijes së kafesë,Çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan etj.
7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrenë ndonjë fryt.
8. Mjaft më duhanin! Më duhanin që po pinë i dogje mushkëri ! Lere atë ,të shpëtosh.
-Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata që braktisin duhanin:
Sipas specialistëve, te personat që braktisin duhanin ndodhin këto ndryshime:
1. Shtohet oreksi ,
2. Gjumi do të jetë i thellë i qetë dhe ata nuk do të vuajnë nga pagjumësia,
3. Zvogëlohet rreziku i infeksioneve ,
4. Pakësohet lodhja,
5. Shtohet aftësia dhe fuqia për punë,
6. Qetësohet sistemi nervor
7. Merr fund dëmi që i shkakton familjes dhe shoqërisë,
8. Pakësohet dëshira për të konsumuar pije alkoolike,
9. Nuk ndjehet erë e keqe nga goja etj.